O Zoti im, bëj në penën time Dritë!
O Zoti im, bëj në penën time Dritë,
që ajo, fjala ime prej krijese, e ngjyer në nektarin më të ëmbël, dhe më të butë, të fjalës Tënde hyjnore, që është më e larta,të jetë e dobishme, kur të mbrrijë në zemrat e pastra, të pasura,por edhe të përvuajtura njerëzore, të mbjellë, të përhap e të lulëzojë vetëm mirësi, duke u bërë një prej burimeve, të freskëta, të florinjta, të shpërndarjes së dritës Tënde hyjnore. Amin!
O Zoti im, bëj në penën time dritë, që përmes saj të fitoj kënaqësinë Tënde, (të Allahut, që është më i larti, më i madhi), ndësa rrëketë e dritës, që dalin nga zemra dhe ushqehen me perla, në lëndinat dhe kopshtet e Dritës së Kur'anit Fisnik, (me ndihmën dhe bujarinë Tënde të madhe), të jenë të dobishme për veten, familjen dhe njerëzimin, në të dy botët. Amin!
Histori personalitetesh prej grave te udhezuara