Kërko

https://luleshameti.com

Kjo Dritë Hyjnore...!

Kjo dritë hyjnore!

(Kushtesë , Shpalljes Hyjnore të Allahut, të lartësuar, Librit të shenjtë e të bekuar, Kuranit të famshëm! )

O fruti më i ëmbël, mbi këtë tokë pjellore,

O vresht hyjnor, me bukuri të papërshkruar,

O dritë shkëlqimtare  e pakufishme,

Rri në zemrën time dhe mos lër errësirë,

Po bëj në të fresk , dhuro ngrohtësi, pulso papushuar.

Më ndriço pafund mua krijesës së Zotit tim,

Robit të Allahut etur për dritë, e dije,

Ndriçomë, dhe mbushma zemrën,

Me këtë pelte të ëmbël shplodhëse,

Me këtë pelte shplodhjeje e qetësije.

Në rrugët e jetës, më prij, o dritë,

Ti, që Ramazanin e bekuar na e ndriçon,

Shkëlqim marramendës e prehje kuptimplote,

çdo vit na bie, ti që çdo zemër e gazmon.

O fruti më i ëmbël, në tërë planetin,

O vresht i pafundëm bukurie,

O varkë liqeni, o anije e vetme valëzore, shpëtimi,

O litari më i fortë, që na lidh me më të Fortin,

me më të Lartin,

më të Madhin,

Allahun,

O rrugë e vetme drite, që promovon shpëtimin!