Kërko

https://luleshameti.com

Duke kërkuar Dritën Hyjnore...!

Zbrit dhe muzgjeve!

Oh, Diell...!

Ti dritë hyjnore,

Ty të them;

Mos m’u fshih muzgut,

e më lë të tjerr shpirtin, nata tinzare!

Jam e dashuruar me Zotin, me dritën...,

dhe me hënën ,

dhe me yjet,

pusive të netëve do t’u ndez zjarre,

errësira do të përpëlitet, do të struket,

e vërteta, shpirti fisnik, i pa faj,

do mbushen me dritë,

pushtetin  e florinjtë lësho mbi natën,

o diell..., ti, ty dritë hyjnore, të thërras,

O sekreti i lumturisë dhe muzgjeve,

Zbrit.

Edhe për mua, edhe për ne,

shpirt eturit, për mirësi, të zhuriturit për dritë.