Kërko

https://luleshameti.com

Bëj vepra të mira, ndalo së bëri keq...!

Çohu dhe hyr në lëndinat e Kuranit,

atje ka gjithmonë pranverë, gjallërim, gëzim,

qetësim edhe shpresë.

Çohu dhe thuaj :-jo,-cytjeve, ngacmimeve të  shejtanit,

përmende Allahun nga thellësia e shpirtit,

lexo  Kuran, fal namaz,  qetëso zemrën,

me emrin, o Allah, o er  Rrahman, o el Velijj,

mbushe  zemrën  me Kuran,

përplot me mëshirë dhe dashuri,

ec  gjithmonë vetëm rrugës së drejtë,

të mbrrijë  tek ty dritë e dijes hyjnore,

dritë e madhe, shkëlqyese,

të  të  pushtojë  më e madhja,

 më e bukura  lumturi!

MA SHAA ALL-LLAH !

Ilustrim me ajete nga Kurani:

....................................................................................................

"Ne u thamë: ...e juve gjithqysh  do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë, as që do të brengosen."

Kuran,Surja Bekare,Ajeti 38

 ‘’ Përkujtoni të mirat e All-llahut, që të gjeni shpëtim.’’ Surja Araf, ajeti 69, Kuran

 ‘’Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun, zemrat stabilizohen.’’ Surja Rrad, ajeti 28, Kuran

‘’ Ne i thamë atij: "Mos ki frikë, është më se e sigurt, se ti do të jesh triumfues!" 

Surja Ta Ha, ajeti, 68

 

 ‘’E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, përderisa jeni besimtarë të sinqertë.’’ Surja Ali Imran, ajeti 139, Kuran

 

 

 

Bëj Vepra të mira,

se janë si parfumi i këndshëm,

që shpërndahet lehtësisht, tejendanë,

janë si tryeza e gëzimit zbritur për Havarijunët,

prej lutjes së famshme të Profetit të madh,

Isait, (Jezusit) alejhi selam.

Po zbritja më e bukur,

tryeza më e madhe e gëzimit për zemrën,

është Kurani fisnik,

dhe atëherë me të vertetë e kupton vlerën,

se çdo të thotë, të kesh për zemrën, Allahun Mik.

.......................................................

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

“Bëni mirë,

Sepse:_Allahu i do ata që bëjnë mirë.”

Maide,93,Kuran

 

 

Pérse béjmé bamirési (vepra té mira)?!_çfarë përfitojmë?!

----------------------------------------

Le të shfletojmë Kuranin e shenjtë, Kuranin fisnik dhe të bekuar, të konsultohemi me të, Kur’anin e shenjtë, fjalën e Krijuesit, Zotit tonë, Allahut, dhe të shohim se çfarë do të na këshillojë me urtësinë e Tij të lartë...

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

“O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij,             Kini kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.”

Ajeti 1, sure Huxhurat, Kur'an. 

Bëni mirë, sepse:_Allahu i do ata, që bëjnë mirë.

Maide, 93, Kuran.

A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!

Rrahman, 60, Kuran.

Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.”  Nebe, 36, Kuran.

"S'ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës." Sure Nahl, 128, Kuran.

 

Kërkon shpërblim ai ose ajo, që bën bamirësi?

-------------------------------------------------

Nuk kërkon shpërblim, nuk pret shpërblim nga njerëzit për veprën e mirë

që kryen, ai ose ajo, që beson Zotin, Kur'anin  e shenjtë dhe ditën e gjykimit.

 

"Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi është vetëm prej Zotit të botëve." Sure Shuara, 164, Kuran.

Allahu është shpërblyesi më i mirë;

"Nuk ka dyshim, se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim të përhershëm." Sure Fusilet, 8, Kuran

 

"Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblime). Më falënderoni e mos Më mohoni." Sure El Bekare, 152, Kuran

"Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë."

Sure Ahzab, ajeti 44, Kuran

-----------------

Veprat e mira,

janë si parfumi i këndshëm,

që shpërndahet lehtësisht, tejendanë,

janë si tryeza e gëzimit zbritur për havarijunët,

prej lutjes së famshme të Profetit të madh,

Isait alejhi selam.

Po zbritja më e bukur,

tryeza më e madhe, e gëzimit për zemrën,

është Kurani fisnik,

dhe atëherë,  me të vërtetë e kupton vlerën,

se çdo të thotë të kesh për zemrën, Allahun Mik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndalo së bëri keq...!

Para se të të shpojnë gjembat e tē keqes,

që ke bërë,

shkuli rrënjët e saj,

Thaji,

me pendimin e sinqertë,

Largohu tërësisht nga ajo,

lahu dhe fresko (zemrën) në ujëvara lutjesh,

në tokën e besimit tē pastër,

mbill një manushaqe të re gëzimi.

Nëse je një femër,

Bëhu si një manushaqe,

Që rri e ndrojtur, n’anë të një shkurreje,

Dhe aromë të këndshme pranverore përhap,

 Bëhu si diamanti, që shkëlqen,

E, në vend të së keqes, të mirën përhap.

E, nëse je nga gjinia tjetër,

Bëhu, si dielli pranveror,

që çadrën dhe rubinetin e rrezeve të pastra,

Në çdo stinë  hap, lulëzon.

Ndalo së bëri keq,

Se e keqja, në të keqen tënde ësht'.

Bëhu si manushaqja,

që lulëzon në rrènjë gëmushe,

Bukuri, që Përhap aromë,

Si luleshqerrat, që me tis gëzimi,

Mbushin shpirtin,

Bëhu, si hëna vezulluese nëpër muzg,

Si puhizat pranverore,

Bëhu vesk gëzimi,

Si yjet, e dendur,

në kupën e qiellit të mbrëmjes,

Së Vonë,

që të mrekullojnë e të mahnisin.

Edhe ti, bëhu, si velenxë e butë,

E ngrohtë,

Me fjalën e mirë, si pema, qē lëshon rrënjët thellë,

Hedh shtat, si selvi e gjelbëron,

Edhe ti, më mirë,

Bëhu, si dielli, i ngrohtë,

Në çdo stinë, ngroh botën tonë,

Dhe tē mrekullon.

Ndalo së bëri keq,

Pendohu, para se të jetē vonë,

Pendohu,

Kthehu në rrugën e mirësisë,

Para se të lindë dielli nga perëndimi,

Që të kesh fatin tërë lumturi,

dhe në xhenetet,

Që ngjajnē, porsi lym,

xhenetet mbushur selsebil e misk.

Mbill lule të bukura shprese, besimi, e gëzimi,

Do të bëhesh më e bukur,

Fati do të shndrit,

Zemra dhe fytyra do të ngjajnë,

Si një saksi me lule,

Si një tufë jargavanësh,

Dhe një tufë ajetesh,

Nga Kur'ani famshëm,

Që bëjnë dritë,

Nxito së bëri mirë,

Që me Allahun të bëhesh mik,

E fati yt të ndrit.

E mira është në të mirën tënde.

Edhe ti,

Ndalo së bëri keq,

Mbill një fjalë të mirë, që do të rris

Pemë gëzimi,

Në zemra,

Do të harlis gëzim e shpresë,

Do të bëhesh,

Padyshim mē i bukur,

Në shpirt, në zemra,

Dhe i çmuar për Zotin e Arshit,

I shpëtuar, fatbardhë,

I lumtur, Edhe  atë ditë,

kur nuk ka kthim më, në këtë test.

Se e mira është vetëm në të mirën tënde,

Dhe e keqja vetëm në të keqen tënde, ësht',

Ndaj, kurrësesi mos bëj  keq!

MashaAllah!

“Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve.” Fusilet, ajeti 46

“Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.” Xhathije, ajeti 15

   “Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.” 

Rad, ajeti 29

  “Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh. “ Maide, ajeti 9.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 vÇohu dhe hyr në lëndinat e Kuranit,

atje ka gjithmonë pranverë, gjallërim, gëzim,

qetësim edhe shpresë.

Çohu dhe thuaj :-jo,-cytjeve, ngacmimeve të  shejtanit,

përmende Allahun nga thellësia e shpirtit,

lexo  Kuran, fal namaz,  qetëso zemrën,

me emrin, o Allah, o er  Rrahman, o el Velijj,

mbushe  zemrën  me Kuran,

përplot me mëshirë dhe dashuri,

ec  gjithmonë vetëm rrugës së drejtë,

të mbrrijë  tek ty dritë e dijes hyjnore,

dritë e madhe, shkëlqyese,

të  të  pushtojë  më e madhja,

 më e bukura  lumturi!

MA SHAA ALL-LLAH !

Ilustrim me ajete nga Kurani:

....................................................................................................