Rrugëtim Drite...!
14-shekuj më parë,
Zoti ynë na nderoi,
Me vulën e gjithë Profecisë,
Si mëshirë na e dërgoi.
Qē ta ndjekim gjurmë pas gjurme,
Rrugën e tij ta pasojmë,
Të ecim në shtegun e dritës,
Vetëm kështu njerëzimi,
Dhe ne veten të shpëtojmë.
Të rendim me plot besim,
Pas profetit Muhamed,
Të kapemi dhe më fort,
Për Kur'an dhe për sunet.
Le ta shtojmë diturinë,
Le ta shtojmë unitetin,
Edhe radhët t'i forcojmë,
Të duhemi për Allah,
Në të dy botët tē shpëtojmë.
Të adhurojmë Zotin tonë,
Ashtu si na mësoi,
Në Kur'an edhe sunet,
Dhe Vula e gjithë profecisë,
Profeti ynë Muhamed.
14-shekuj më parë,
Zoti ynë na nderoi,
Me Xhibrilin dhe profetin,
Dritë hyjnore na dërgoi.
Tryezë e madhe gëzimi,
Për atë, që e pasoi,
Për çdo zemër besimtare,
Me vullnet edhe dëshirë,
Islamin si fe pranoi.
Me Kur'anin e madhërishëm,
Fatin e tij, e bekoi.
Ilustrim me ajete nga Kur'ani i shenjtë:
“E Ne të dërguam ty, Muhamed, si mëshirë për të gjitha krijesat.”
Sure Enbija, ajeti 107, Kur'an.
Dhe cakto për ne(jetë) të mirë në Dunja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti.
“Ai, Zoti tha: “Dënimi im është ai me të cilin e godas cilin dua, e mëshira ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata, të cilët i besojnë argumentet tona.” Sure Araf, ajeti 156, Kur'an.
“Që pranojnë të dërguarin (Muhamedin), Pejgamberin arab, që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirē dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën, që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.” Sure Araf, ajeti 157, Kur'an.