Sofrat e Kuranit...!

Mexhliset e diturisë hyjnore,
sa e bukur dhunti,
ndërsa ligjërohet,
e lexohet Kur'an,
përplot dashuri,
për hir të Allahut,
i gjithë ky tubim,
përplot pastërti,
lartësim shpirtëror,
përplot mirësi,
zemrat e besimtareve,
ngjajne porsi pjatanca ari,
mbushur me ushqim xheneti,
porsi enë të zbukuruara, larë me flori,
dhe si abazhure qelqi, edhe te kristalta,
mbushur me Kur'an,
vllazëruar për hir të Allahut,
që është Er Rrahman,
ndërsa ëngjëjt zbesin me përgëzim nga qiejt e lartë,
dhe lutje të bukura, drejtuar Allahut,
për çdo besimtare muslimane, që lexon Kuran.
I rrethojnë engjëjt,
me nurin e mëshirës,të mbrojtjes dhe të begatisë,
shpërndajnë paqen, qetësinë, dhe gezim ne zemra,
per shpirtrat rehatim,
shkelqim mbi fytyra dhe perplot ndricim.
Përhapet ëmbëlsia,
në çdo cep të zemrës,
edhe në çdo anë,
në sofrat e dijes, plot sinqeritet,
dhe gastare uji e ari, e parfum xheneti,
mbushur në çdo ajet,
edhe engjëjt zbresin,
dhe pijnë Kuran,
e lusin Allahun,
të zbres vetëm bekime,
për besimtarët musliman,
mbledhur në sofrat e mëshirës dhe të dhembshurisë,
për hir të Allahut,
si safe, me pishtarë drite, këndojnë Kur'an,
nga Kurani madhërishëm, sa i madh bekim,
dërguar nga Krijuesi ynë i lavdishëm,
që është Er Rrahman edhe Er Rrahim!!
Mexhliset e diturisë hyjnore,
si mexhlise xheneti,
sa e madhe bujaria e Allahut,
sa i madh Rrahmeti.
*/Në sofrën e ngrohtë të Kuranit të shenjtë, Kuranit fisnik, në një nga shtëpitë e nderuara të Krijuesit tonë të lavdishëm dhe fuqiplotë , Er Rrahmanit, në një nga mjediset e Akademisë së Kuranit Kerim, (në Juridiksionin e Dijanetit Turk),së bashku me profesoreshën tonë te nderuar, të Kuranit (të Shkencave islame)dhe koleget studente( motrat e mia muslimane), në metropolin Turk, Ankara.
Falenderimi i takon Allahut, që më dha një mundësi të tillë, të jem pjesë e mexhliseve kaq te bukura dhe kaq të dashura, në perkushtim të rrugës hyjnore të Allahut të lartësuar! Nderime dhe bekime për ato personalitete te nderuara, te ketij shteti që kanë investuar dhe mudësuar, qëndra të tilla të nderuara Akademike, ne këtë qytet, por edhe ne mbarë Turqinë, dhe neper bote, në sherbim të kauzës islame, duke e bëre nje proces gjithperfshirès.
Nje pervoje e mrekullueshme, arsimore akademike , nje shije e embel dhe e rralle, qe cdo njeri qe e do Zotin e vertete, Allahun, do ta gjejë ne auditore, ku ndihet pulsi dhe rrjedha e dritës
Hyjnore, Kurani i shenjtë dhe suneti profetik, dituria hyjnore, dashuria per hir te Allahut dhe respekti njerezor i shpalosur ne modelin e persosur te sjelljes se profetit te meshires, pishtarit te drites Muhamedit, salallahu alejhi ue selem.