Thirrja më e bukur!

Thirrja më e bukur! Largohet shejtani, mbretëron qetësia, Nga Allahu ynë, që është i lartësuar, të falin namazin janë të urdhëruar, edhe të nderuar, ta lëvdojnë Rrahimin, të jenë të bekuar. ...Haja ala salah, haja ala el felah... Eja në namaz, eja në shpëtim, Del nga çdo minare, Kjo thirrje e përgjëruar ngjitet e çan qiejt, për çdo krijesë njerëzore, pajisur me besim, ilaçi më i fortë, që të dhuron shërim, i jep kuptim jetës, edhe motivim, Allahu Ekber! Allahu Ekber! Allahu është më i Madhi ! La ilahe il allah, Kur dëgjon kët' thirrje, nxito ti për falje, Gjendesh në udhëkryqe të jetës?! gjendesh në ngushtica, edhe plogështi, për çdo udhëkryq, do gjesh rrugëdalje, ti do gjesh shpëtim. Eja në namaz, falu në xhami, por dhe në shtëpi, dhe ku ke mundësi, ku ka pastërti, kudo është tokë e Zotit, falu me ata që falen, falu dhe në vetmi, MA SHAA ALL-LLAH! Bismilahi Rrahmani Rrahim!
--------------------------
Kur thirret Ezani,
fillon dhe mëshira të zbres nga Er Rrahmani.
vjen erë mbarësuese nga vetë Perëndia.
për të gjithë besimtarët, në saf janë rreshtuar,
thirrja më e bukur, që të jep gëzim.
minare xhamie,
Dhe të ngroh në shpirt.
dhe e ndrit çdo shpirt,
ftesa për shpëtim,
shpresë dhe rigjallërim,
dhurata më e madhe, udhëzimi më i drejtë,
nga Allahu ynë.
Allahu është më i Madhi !
-thirret Ezani nga çdo Muezin,
s'ka Zot tjetër veç Allahut, që është Zoti ynë,
i Vetmi, që meriton lavde edhe adhurim.
të ëmbël, fafuritëse, dallgëzuese, buçitëse,
plot shpresë e drithërim,
zdirgju në xhami,
motër e nderuar dhe ti vëllai ynë!
-ndien ti trishtim,-ndien boshësi,
ndien ti mungesa dhe padrejtësi,
se do gjesh shpëtim,
premtim nga Allahu, që është Zoti ynë.
"O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim." Kur’an 22/77.
"E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve, kur përmendet Allahu u rrëqethen zemrat, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi dhe janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre". (Enfalë, 8:2)
“…fal namazin, vërtet namazi largon irritimin, çdo të keqe dhe çdo shëmti...!” Ankebut,45, Kur'an.