Kërko

https://luleshameti.com

O Zot, na stolis me...!

O Zot, na stolis me moral te larte islam,

ne shtigje profetike ta shijojme dynjane,

n'tjetren,xhenetit t'i qasemi lirshem nga cdo ane.

O Zot na stolis ,Ti me durim,

xheneti te jete fati yne.

O Zot, na stolis me miresi,

dhe doemos me devotshmeri,

me vetpermbajtje,maturi,

zemergjeresi,e butesi,

ndaj te keqes, te prere,me ashpersi,

na stolis dhe me lehtesi,

na stolis gjuhen edhe zemren,

me Kuranin fisnik dhe me sunet,

na stolis me ndihmen Tende,

ta fitojme domosdo kete bote,

ne rrugen Tende,

te fitojme domosdo dhe ne ahiret.

Le te jete cdo gjymtyre e jona, vec deshmi,

deshmi adhurimi  i bukur,per Ty,

si i vetmi Hyjni.

Adhurim i sinqerte,ndaj Zotit te gjithesise,

cdo frymemarrje,kushtese ndaj Allahut,Rrahmanise.

Zoti yne, te lutem,na stolis me miresi,

me meshire dhe me dhembshuri,

me namaz,agjerim dhe sadaka,

te rrojme e te veprojme vec per Allah,

me durim dhe trimerim,

ne rrugen e Allahut,

qe dhuron ngadhenjim,

dituri te bollshme,te hajrit padyshim,

dhe mencuri te plote ne gjykim,

ne cdo ceshtje...,

Kurani kerim,te jete manuali yne,

Na stolis, o Zoti yne,perhere,me devotshmeri,

na stolis me te sinqertat adhurime, se sjellin lumturi,

si lumenj mjalti te kulluar, nga Kurani dhe suneti,

mrekullia me e madhe, o, sa e bekuar.

Le te jemi nga evlijate e Tu te dashur, ne kete jete,

dhe diten qe behet kiameti. te rringjallemi,si besimtare te vertete, me fytyra qe shkelqejne,plot rrahmet,

te hyjne e te lumturohen ne xhenet,