Petku i devotshmėrisë...!
Vishe petkun e Devotshmërisë !
(Motër,-Vishe mbulesën islame!)
E kulturës, edukatës dhe dijes,
me një vesk të bukur lumturie,
drita hyjnore, në brendësinë tënde bie,
rritet, porsi një pemë e madhe,
se është për ty, kurorë e bukurisë.
A i ke parë thesaret me florinj?!
në Kur'anin e shenjtë të ka vlerësuar.
Ty, nuk mund të të prek, as çdo lloj shikimi,
Ty, nuk mund të të prekin, as çdo lloj duarsh!
Allahu me një gradim të veçantë, Të ka nderuar,
me një urdhër të fortë, të mbrojtjes hyjnore,
të ruajtjes prej botës së ligë,
Dije se ti je, porsi një perlë,
më e çmuar, se florinj dhe margaritar’.
Më shumë se çdo kush të lartësoi,
Ndaj, fshihe atje ku duhet, motër, bukurinë,
shtoje dijen, bëje kopsht të gjerë,
bëhu e vendosur në brendësinë tënde,
Nëse për hir të Allahut je veshur,
Në zemër ke dritë të shtuar imani,
dhe atëherë jeta ka për të të shijuar,
në Kuranin e famshëm, e të bekuar,
askush të mos ketë shancin për të të lënduar,
Me plot nderim e dinjitet të të kenë trajtuar,
Me kujdesin , se mos të thyejnë zemrën,
apo të lëndojnë e krisin shpirtin,
Si gota e kristaltë, kur me dashje,
Me butësi, plot dinjitet, e dhembshuri të pastër,
pêr hir të Allahut, të madhëruar,
përsa kohë i mbështetesh Allahut të madhëruar,