Puls epoke...!

Puls epoke
Zemra e kohës rreh
Verbërisht,
Pulsi kohës matet me zërat
E errët të natës.
Dritën e kanë poshtëruar,
Mistrecat e damarëve
Të orës njëzet e katër.
Zemra e kohës rreh me gulç,
Epokës duan t`i vjedhin
Virtytin, lumturinë,
Kohës i ka ngritur errësira
Pusinë…
O dritësuar te epokës!
-mos lini errësirën t`ju përdridhet
rreth qafës,
si gjarpërinjtë kobarë!
Ju,
që rridhni dritën e freskët,
Të vërtetën, fuqine e ngadhenjimit,
Mos lini Kalin e Trojës të mat` pulsin
Tuaj!