Frymëmarrje epoke...!
Mjerimi ende kërcet dhëmbët,
në buzët e plasaritura,
rënkojnë koha dhe ëndrrat..."
Poeti i mirënjohur, Xhevahir Spahiu shkruan:-janë vargje të poetes, Lule Dhromi (Shameti). I lexon dhe të pushton heshtja, mbi heshtjen mund të ngrihet nje fjalë:bukur!
Lulja shkruan lirshëm, përjeton thellë, ka se çfarë t'u kumtojë të tjerëve,ndjenjat dhe mendimet e saj i derdh në një ritmikë të shqetësuar,të vetvetishme.
Metaforat e fjalës poetike të Lules mbjellin lule në tokë, në ajër, në shpirtra dhe bota, bota e ëndërruar mbushet me aromë:
"...duhen harlisur vetëtimthi,
çatajtë e mirësisë,
ndryshe,vjen më i egër dimri..."