Kërko

https://luleshameti.com

Në krahët e endrrave...!

Të shtrenjtës sime,poezisë!

Kur zymtësia më mbështolli,

Mora penën edhe shkrova,

Kur lumturia e vertetë më buzëqeshi,

Në krahët e endrrave fluturova:

Vlerësim i vargjeve të poetes nga Nina Goncharova, poeteshë dhe shkrimtare e mirënjohur Siberiane, Federata Ruse:-E nderuar, motër,kolege Lule Dhromi(Shameti), Duke lexuar antologjinë poetike , me poetë të zgjedhur nga Shqipëria dhe e gjithe bota, më tërhoqën vëmendjen poezitë tuaja, më lanë mbresa të mahnitshme, sepse janë poezi plot jetë, që shpërndajnë dritë, në të cilat kishte  lulëzim, rrezatim tē një bote të brendshme, të bukur, të pastër plot dinjitet, nje botë e gjalleruar, model për lexuesit, e shprehur dhe shpalosur permes vargjeve te bukura poetike, plot figuracion artistik,qe shquhen per harmonine e mendimit dhe

Të botës shpirterore, mbushur plot virtyte, si preludi i një bote më të mirë, qe i hap horizonte lexuesve, se edhe kjo botë, padyshim, do të behet  më e mirë.