Dhe koha buzeqesh...!
O qetesi e zemres,
qe e mbush shpirtin perplot,
me dhembshuri te paster,
te bute edhe te ngrohte.
Se,garant kam lene Allahun,
per kete te bukur qetesi,
tek paqja rritet si peme bleroshe ne zemer,
me Bismilahi.
Ku eshte emri Allah,
dhe koha buzeqesh,
plot me fismeri, elegance dhe finese,
Ndaj shkelqe dhe ti fllad,
ibadetit te ri, qe agon,
me kaftan rrezesh ta vesh shpirtin,
ndersa qenien e ndricon.
Se ky eshte shperblimi,
prej Bismilahise,
ndaj dergo meshiren Tende mbi ne,
o Zot i gjithesise.
O qetesi e zemres,
qe e mbush shpirtin perplot,
me dhembshuri te paster ,te bukur dhe te ngrohte,
porsi krah drite ,prej xixellonjash dhikri ndricuar,
ne livadhin e namazit, prej Allahut te madheruar.
………………………………………………………
Ilustrim me Ajete nga Kurani i bekuar
…………………………………………………….
15.Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi, Sure Sexhde,Kuran
16 I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
Sure Sexhde,Kuran
17 Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.
Sure Sexhde, Kuran
28/Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.Sure, 13, Kuran