Kërko

https://luleshameti.com

Ajete nga Surja El Bekare, ne te cilat gjejme pergjigjet e suksesit tone te deshiruar..., ose te deshtimit...!

El Fatiha,El Bekare,1-7,Kurani fisnik

Nese te verteten per ardhmerine e veteve tona, nuk kembengulim ta gjejme psh, te oroskopi, ose psh,te falli, ose te njerez qe pretendojne se dine te fshehten, ose te hamendesimi,ose te teori te cuditshme,atehere do te kuptojme se suksesi ose deshtimi yne, ekuilibri i individit,familjes dhe shoqerise,fitorja jone, lumturia e perkohshme dhe e perjetshme gjendet ne versetet e librit te shenjte, Kuranit fisnik, qe eshte vertetues edhe i librave te tjere, te shenjte, te meparshem,pra ne te jetuarin e pergjegjshem, sipas Kuranit fisnik dhe sunetit profetik, ne diturine hyjnore. Nese cdo individ, ne siperfaqen e tokes, do t'i bindej Krijuesit te vet , do te meditonte ne krijimet e Tij, do te persiaste e meditonte,ne ate qe Ai, Krijuesi i madherishem, i fuqishem dhe lavdiplote i urdheron ne Kuranin e bekuar,per te miren e tyre, toka do te kthehej ne nje oaz paqeje dhe qetesie, do te jetonte ne ekuiliber, si nje xhenet paraprak i perjetuar, para xheneteve te begatshme te premtuara nga i Lartesuari.

Allahu lartesuar tha ne Kuranin e madherishem;Por, ‘’ne fe nuk ka dhune,'' ne zgjedhjen per te qene i sukseshmi, i lumtur, i ekuilibruar. Zoti i solli njerezimit manualin e lumturise se perkohshme dhe te perjetshme.  Eshte e drejta e cdo njeriu  te zgjedhe vetedijshem,  te jetoje ne vise erresire ose ne viset e drites hyjnore, sipas Manualit te Krijuesit te gjithesise, Allahut te lartesuar,qe qendron mbi cdo te ditur, sepse eshte i Gjithedituri, Krijues i qiejve,tokes dhe çka midis tyre,dhe Kujdestari i tyre gjithashtu, dhe se askush nuk mund te jete i krahasueshem ose i barabarte me te..Ndersa njeriu di aq sa tha filozofi; ‘’Ai di nje gje, qe nuk di asgje''/perballe madheshtise se Krijuesit te tij. Kjo bote ne shtresezimet e saj, te pakufishme, si dhunti, do te mbetet nje enigme per cdo njeri te cdo gjenerate. Allahu e ftoi permes shpalljes hyjnore njeriun dhe njerezimin te lexoje dhe e urdheroi te lexoje, per te miren e tij,ne ajetin e pare qe zbriti, ne Suren Alak,''Me emrin e Zotit ,Lexoni, se Zoti eshte me bujari,'' por edhe,''Sa pak jeni qe dini,''- thote Krijuesi gjithesise, ne Kuranin e bekuar. Por, Allahu subhaneueteala, shpjegon arsyen pse na krijoi dhe na vendosi ne toke, njeriun si kalif. Ne nje ajet te Kuranit te famshem thote, ju krijova qe te me adhuroni, nje pergjigje,per cdo njeri, qe eshte cuditur me veten dhe njerezimin,perse eshte ketu, midis qiejve dhe tokes, cfare eshte duke bere, cfare duhet te beje, dhe cili eshte destinacioni i vertete i secilit individ dhe mbare shoqerise njerezore. A do ta njohe, a do ta takoje,  nje dite Ate qe e krijoi njeriun, Zotin e vertete, ashtu si njohu ne kete bote prinderit e tij, a ka ndonje detyrim ndaj Tij , Krijuesit te tij,te prinderve dhe gjithckaje, ndersa ne kete bote ka detyrime, ndaj tyre, ne familje,fis,shoqeri…

Kurani fisnik eshte nje Akademi e madhe hyjnore, eshte nje shkolle e vertete edukimi,per individin,familjen dhe per mbare shoqerine njerezore,

nje menyre e reabilitimit te saj, eshte si shiu pranveror, qe e gjalleron token pas thatesires se saj, pra eshte nje ushqim i shendetshem,, nje melhem per zemrat dhe shpirtrat e njerezve ne kete bote pervuajtese dhe nje shi pranveror,shi meshire hyjnore, zbutes, per zemrat dhe shpirtrat e plasaritur nga thatesira e njeriut.

Njeriu me te drejten e kureshtarise se tij njerezore, pyet;Kush me krijoi, pse me krijoi, pse na vendosi ne toke, pse nuk me mori mendimin,mua, nese deshiroja apo jo te me krijonte, pse nuk e caktuam vete daten e lindjes sone, gjininë tone,vendlindjen, pamjen, ose te shpernguljes dhe transefrimit tone nga kjo bote, madje, kjo eshte nje fshehtesi,qe as kush nuk e di per veten, nuk e diten as profetet e Allahut, ose te me krijonte si doja une, pse ne  nuk e krijuam veten tone dhe te afermit tane si deshem, ose si duam, pse nuk i zgjodhem ne, prinderit, fisin, kombesine, statusin e tyre, pse njerezit e fuqishem te historise se njerezimit nuk paten fuqine te ndalojne shpernguljen e tyre nga kjo bote, me gjithese Allahu i pajisi me fuqi dhe pasuri te pashoqe,si te mbijetojme,ne kete bote sa te bukur, plot dhunti dhe plot kaos e pasiguri , por edhe optimizem, si te jem i ose e suksesshme,

Dhe Krijuesi Yne i lavdishem,Allahu xheleshanuhu,Meshiruesi,Meshireberesi, i Perjetshmi,qe nuk vdes kurre, i Persosuri dhe i Gjithedituri, Furnizuesi kryesor, Frymezuesi, Begatuesi, Zoti i miresise se madhe, u flet njerezve, dhe u jep pergjigjet, njeriut, njerezve, mbare botes, tere gjeneratave,permes ajeteve te Kuranit te shenjte, dhe fisnik,te Zbritur me shume se 14 shekuj me pare, Vules se profeteve, Muhamedit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin per te, si dhurate e madhe, ndihme e madhe per njeriun, njerezimin, duke e shkoqitur cdo ceshtje, ajet pas ajeti ,ne Kuranin e famshem, duke u treguar rrugen e lehte  te jeteses, te suksesit dhe shpetimit, te permbledhur qe ne ajetet e para te Sures me te madhe te Kuranit madheshtor, Sures El Bekare..

…………………

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

1 Elif, Lam, Mim 

 

 

2 Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm. 

 

 

3 Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.). 

 

 

4 Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin). 

 

 

5 Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit. 

 

 

6 E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë. 

 

 

7 All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.