Kërko

https://luleshameti.com

Sure El Alak

Kurani fisnik

Surja Alak indeksuar me numër 96 , numri i ajeteve 19

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

1 Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). 

 

 

2 Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). 

 

 

3 Lexo! Se Zoti yt është më bujari! 

 

 

4 Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. 

 

 

5 Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. 

 

 

6 Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë, 

 

 

7 Për shkak se e ndien veten të pavarur. 

 

 

8 Po kthimi është vetëm te Zoti yt. 

 

 

9 A më tregon atë që pengon, 

 

 

10 një rob kur ai falet? 

 

 

11 Ç'mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë? 

 

 

12 Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet. 

 

 

13 A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)? 

 

 

14 A nuk e di ai se All-llahu e sheh? 

 

 

15 Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin. 

 

 

16 Floku rrenacak, mëkatar. 

 

 

17 E ai le t'i thërret ata të vetët. 

 

 

18 Ne do t'i thërrasim zebanitë. 

 

 

19 Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.