Suretu El Fatiha

Kurani fisnik
Fillon me Suren El Fatiha.
Mirepo, cfare eshte Surja El Fatiha?
Surja El Fatiha, eshte Hyrja madheshtore e Akademise me te madhe per njerezimin, Kuranit fisnik.
Surja e sihariqit te bollekut te Meshires, qe fillon me emrin me te madh te Krijuesit, Allah.
Surja e bollekut te mirenjohjes dhe Falenderimit te Krijuesit tone te lavdishem,
Surja e bollekut te Meshiruesit dhe Meshireberesit te Madh,
Surja e deshmise se egzistences se botes tjeter, ahiretit, te Sundimtarit te vertete ,dhe te dites se madhe te gjykimit,
Surja e kerkimit te ndihmes, dhe e mundesimit te bollekut te ndihmes,prej te vetmit Zot, Allahut xheleshanuhu,
Surja e kerkimit te udhezimit, dhe bollekut te udhezimit ne rrugen e drejte,
Surja e kerkimit te diturise, begative, dhe e mundesimit te bollekut te begative me te mira,
Surja e kerkimit te perqendrimit te njeriut ne rrugen e drejte, qe Allahu e pelqen dhe e zgjodhi per njerezimin,
Surja e mosdevijimit, mosdeshtimit ne asnjeren bote,sure e optimizmit,
Surja madheshtore e suksesit\Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur'anin e madhërueshëm. Kuran, Surja hixhr,ajeti 87/
Pra, Surja e shtate lutjeve, e garantimit te rruges se drejte, e mundesimit te paqes dhe qetesise.
Surja e furnizimit me bollekun e fitores se qarte te perkohshme dhe te perjetshme ne rrugen e Krijuesit te gjithesise.
Surja e bollekut te sherimit per zemren dhe trupin, duke e trajtuar si rukje.
Eshte Surja e shpetimit nga te gjitha llojet e te keqijave, pra surja e ngadhenjimit ne kete bote dhe ne ahiret, per kedo qe i pergjigjet thirrjes se Allahut te gjithfuqishem,por edhe thirrjes se pishtarit te drites, profetit Muhamed,paqja dhe bekimet e Allahut qofshin per te.