Kërko

https://luleshameti.com

Duke manifestuar edhe ne komunikim[kumtim[moralin madheshtor te Kuranit fisnik, moralin e Profetit Muhamed, alejhi selam

Historia Islame na meson se,Mesuesi me i madh dhe me i suksesshem, ose pedagogu me i madh i njerezimit, dhe kumtuesi i mesazhit me te madh,hyjnor, Profeti Muhamed, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin per te, na la trashegimimine me te bukur dhe me madheshtore te kumtimit, te artit te komunikimit, dhe si mjeshtri me i madh i mesimit per njerezimin, te foluren me te mire dhe me te bukur, me te matur dhe me te sinqerte dhe me te kulturuar dhe dialoguese , me te ndershme. Ne te foluren e tij, ai salallahu alejhi ue selem, kurre nuk mori neper kembe nderin e ndokujt, kurre, as drejtperdrejt dhe as terthorazi, kurre nuk shpifi per ndokend, kurre nuk beri thashetheme per te bere sensacion, megjithese e kishte gjithe fuqine per te turbulluar vemendjen e mases, ose te armiqve te tij,kurre nuk cenoi privatesine e te tjereve, dhe kurre nuk na la ndonje mesazh, qe te diskutonim as publikisht dhe as fshehtas  per detaje te jetes se te tjereve, e lere me pa e autorizuar individi,pavaresisht nga gjinia, mosha apo statusi, dhe kurre nuk beri lojera, kurre nuk lejoji, qe ndokush te neperkembte personalitetin dhe dinjitetin njerezor te ndokujt. Ai, profeti Muhamed, alejhi selam,na la trashegim mesazhin hyjnor me brilant, te komunikimit ne tere situatat dhe rrethanat, ne fshehtesi dhe haptas ne publik, te respektimit te dinjitetit njerezor, duke patur si parim, respektin dhe friken nga Krijuesi i gjithesise, i cili ne suren Muxhadele, deshmon, se na shikon dhe na degjon, dhe keto porosi hyjnore te Krijuesit tone,Allahu xheleshanuhu,ky frike respekt , behet shkak dhe garance, per ruajtjen e kufijve, ruajtjen e dinjitetit te njeriut, dhe ekuilibrin e  jetes individuale dhe shoqerore.

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

Në ditën kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell, degjon.. 

 

 

7 A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka ka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet. 

 

 

8 "A nuk i sheh ata që ishin të ndaluar të bisedojnë fshehtë, se si i kthehen përsëri asaj nga e cila ishin të ndaluar dhe pëshpërisin për çka është mëkat, për çka është mizori dhe çka është në kundërshti të të dërguarit. Ata kur vijnë te ti, të përshëndesin me atë që All-llahu nuk të përshëndet dhe vetëmevete thonë: "Përse All-llahu nuk na dënon për këtë që po e themi?" Por, mjaft është për ta xhehennemi në të cilin hidhen. Sa vend i shëmtuar është ai. 

 

 

9 O ju që keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por bisedoni për punë të ndershme e të matura dhe kini frikën All-llahut, te i cili do të tuboheni! 

 

 

10 Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t'i shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund t'i dëmtojë ata fare pa dëshirën e All-llahut, andaj vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët!