Kërko

https://luleshameti.com

Ndalo se beri keq..

Ndalo së bëri keq...!

Para se të të shpojnë gjembat e tē keqes,

që ke bërë,

shkuli rrënjët e saj,

Thaji,

me pendimin e sinqertë,

Largohu tërësisht nga ajo,

lahu dhe fresko (zemrën) në ujëvara lutjesh,

në tokën e besimit tē pastër,

mbill një manushaqe të re gëzimi.

Nëse je një femër,

Bëhu si një manushaqe,

Që rri e ndrojtur, n’anë të një shkurreje,

Dhe aromë të këndshme pranverore përhap,

 Bëhu si diamanti, që shkëlqen,

E, në vend të së keqes, të mirën përhap.

E, nëse je nga gjinia tjetër,

Bëhu, si dielli pranveror,

që çadrën dhe rubinetin e rrezeve të pastra,

Në çdo stinë  hap, lulëzon.

Ndalo së bëri keq,

Se e keqja, në të keqen tënde ësht'.

Bëhu si manushaqja,

që lulëzon në rrènjë gëmushe,

Bukuri, që Përhap aromë,

Si luleshqerrat, që me tis gëzimi,

Mbushin shpirtin,

Bëhu, si hëna vezulluese nëpër muzg,

Si puhizat pranverore,

Bëhu vesk gëzimi,

Si yjet, e dendur,

në kupën e qiellit të mbrëmjes,

Së Vonë,

që të mrekullojnë e të mahnisin.

Edhe ti, bëhu, si velenxë e butë,

E ngrohtë,

Me fjalën e mirë, si pema, qē lëshon rrënjët thellë,

Hedh shtat, si selvi e gjelbëron,

Edhe ti, më mirë,

Bëhu, si dielli, i ngrohtë,

Në çdo stinë, ngroh botën tonë,

Dhe tē mrekullon.

Ndalo së bëri keq,

Pendohu, para se të jetē vonë,

Pendohu,

Kthehu në rrugën e mirësisë,

Para se të lindë dielli nga perëndimi,

Që të kesh fatin tërë lumturi,

dhe në xhenetet,