Nga Kurani Fisnik: Suretul El Fatiha dhe Suretul xhumuati, ne te cilen urdherohet Namazi i Xhumase...

Prej nga e merr madheshtine kjo dite, dita e xhuma, dita e riperteritjes se zemrave, e riperteritjes se lidhjes se forte,me Krijuesin e gjithesie, Krijuesin tone, Allahun subhane teala_te pastrin nga cdo e mete, duke shpresuar, ne fuqine e Tij Meshirtare,ngadhenjyese, per cdo adhurues, te bindur ndaj Allahut dhe profetit Muhamed alejhi selam, bekimet e Allahut qofshin per te,pra dita e xhumase, me namazin dy rekatesh te xhumas", plot ibadete, riperteritja e lumturise dhe begative, e fatbardhesise, per cdo individ,qe e nderon Krijuesin e vet edhe ne kete dite me atmosfere gezimi per cdo besimtar ,qe cmon dhe e nderon Krijuesin e vet. . Allahu lartesuar thote ne suren Hasher, ne kuranin e shenjte,:Nuk jane te barabarte ata te xhenetit dhe ata te xhehenemit. Ata te xhenetit, jane ata, qe ja kane arritur qellimit,ata jane fatlumturit. Pra, per ke na njofton Krijuesi ne kete rast, pra per adhuruesit e Tij, te cilet e marrin seriozisht respektimin e Allahut kurdohere, e vecanerisht edhe ne kete dite, e, keshtu behen nga fatbardhet qe ja kane arritur qellimit, si ne kete bote edhe ne ahiret. Sprovat,qe mund te perjetoje njeriu edhe ne kete dite, kudo qe ndodhet, ne cdo situate apo mjedis, nuk guxon njeriu te humbas shpresen te Allahu, sepse ato,nuk jane tjeter vecse nje test, per te miren e tij,per te fuqizuar lidhjen e njeriut me Allahun, ,Krijuesin e vet, e per te marre me teje statusin e njeriut qe do te gezoje lumturi te perkohshme dhe lumturi te perjetshme, konform me kenaqesine e krijuesit te gjithesise..
Surja Xhuma indeksuar me numër 62 , numri i ajeteve 11
Bismilahi Rrahmani Rrahim!
-Me Emrin e Allahu,tMeshiruesit, Meshireberesit te Madh!
1 Çka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.
2 Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ua lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.
3 (U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhënjyesi, i urti.
4 Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu është i zoti i dhuntisë së përsosur.
5 Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit që i përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.
6 Thuaj: "O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)".
7 Po, ata nuk e dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di shumë mirë se kush janë mizorët.
8 Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që keni punuar".
9 O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
10 E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
11 Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: "Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!"