Kërko

https://luleshameti.com

Peisazhe vjeshte...

Ky shi qe papushim rigon,

Mbjell zemres sime vec qetesi,

Dhe bekime qe agojne,

Pa tylin e merzise.

Neper strehet qe kullojne,

I lutem Zotit tim,

Stuhia te pushoje 

Te kthehet ne puhi,

Rreze gezimi le te sjelle,

Nje bote plot Rrahmani,

Porsi rete qe shkunden shiun, 

Sa e bukur begati,

Kjo bote e hijshme,

Neper lekuren dhe peisazhe te vjeshtes,

Sjell xhumane, qe ndrin ,

nga dashuria per Allahun ,

Plot hijeshi ky mallengjim,

Qe nga shtepite e Allahut,

Ezanet vijne si dritherime,

Per cdo zemer adhuruese,

veç per Zotin tim,

dhe na therrasin,

Qe nga minaret,

Neper litaret e shiut te meshires,

Ejani ne shpetim.