Mësimi i Emrave dhe Cilësive të Allahut është një nga aktet më të mira të adhurimit që na afron me Allahun - Imam Ibn Baz
37- Vlerat e të mësuarit të Emrave dhe Cilësive të Allahut
P: Një pyetës nga Hadhrameuti po pyet në lidhje me Akidën (besimin): Shkëlqesia Juaj, a është mësimi i Cilësive të Allahut (i Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Ai) vaxhib (i detyrueshëm) apo mustehab (i dëshirueshëm)? A bën ndonjë ndryshim mësimi i këtyre Cilësive? Cili është vendimi për ata që besojnë se nuk është vaxhib të mësohen Cilësitë sepse kjo mund ta ngatërrojë dikë duke pyetur pse dhe çfarë? Cilat janë librat që rekomandoni në këtë drejtim?
Përgjigje nga Imam Ibn Baz (rahimehullah):
Mësimi i Emrave dhe Cilësive të Allahut nga Kurani Fisnik dhe Suneti i pastër (çfarëdo që transmetohet nga Profeti) është një nga aktet më të mira të adhurimit që na afron më shumë me Allahun . Mësimi i Emrave dhe Cilësive të Allahut ndihmon që të madhërojmë, lavdërojmë dhe thirrim Allahun me Emrat dhe Cilësitë e Tij .
Allahu (I Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Ai) thotë: "Dhe (të gjithë) Emrat më të Bukur i përkasin Allahut, prandaj luteni Atë me to."
Kjo tregon se ne duhet t’i dimë Emrat dhe Cilësitë e Allahut dhe t’i përdorim ato kur i lutemi Atij.
Profeti (paqja qoftë mbi të) tha:
"Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra; kushdo që i mëson ato do të hyjë në Xhennet."
Ky hadith tregon se Allahu është Vitër ('Tek', dmth. Ai është një) dhe Ai i do numrat tek. Ai gjithashtu tregon se dijetarët dhe besimtarët duhet të mësojnë Emrat dhe Cilësitë e Allahut për ta lutur dhe lavdëruar Atë dhe për të vepruar sipas tyre në mënyrë që të hyjnë në Xhennet.
Një besimtar duhet ta dijë se Allahut (I Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Ai) i përkasin të gjithë Emrat Madhështorë dhe se Ai nuk ka shok, të barabartë apo rival. Ai është i Përsosur në Esencën e Tij, Emrat e Tij, Cilësitë e Tij dhe Veprat e Tij dhe askush nuk është i krahasueshëm me Të. Allahu (I Lavdëruar qoftë Ai) thotë: ( Nuk ka asgjë si Ai; dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi .) Asnjë nga Cilësitë e Allahut, siç janë Mëshira e Tij, Lartësia, Istiwa (ngritja e Allahut mbi Fron në një mënyrë që i përshtatet Atij), Zemërimi, e Qeshura etj., nuk është e ngjashme me tonat.
Sa i përket librave që ne rekomandojmë në këtë drejtim, Kurani Fisnik është Libri më i madh. Ne ju këshillojmë juve dhe të gjithë muslimanëve që ta ndiqni atë dhe ta recitoni shpesh, sepse është Libri i Allahut që përmban dritë dhe udhëzim. Allahu (I Lartësuar qoftë Ai) thotë:
" Vërtet, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e drejta dhe e saktë ."
Dhe: ( Thuaj: “Ai është për ata që besojnë, udhërrëfyes dhe shërim.” )
Dhe: ( (Ky është) një Libër (Kurani) që Ne ta kemi zbritur ty, plot bekime, që ata të mund të meditojnë mbi vargjet e tij dhe që të mund të kujtojnë ata që kanë mend .)
Dhe: “ A nuk mendojnë thellë ata për Kuranin, apo zemrat e tyre janë të mbyllura (që të mos e kuptojnë atë)? ”
Ne i këshillojmë të gjithë myslimanët që ta recitojnë, të meditojnë dhe ta mësojnë përmendësh të gjithë Kuranin ose pjesë të tij shpesh. Ai është Libri i Allahut dhe burimi i dritës dhe udhëzimit. Ai bën thirrje për të përvetësuar moralin e mirë, për të kryer vepra të mira, për të ndjekur atë që Allahu ka urdhëruar dhe për t'iu shmangur asaj që Ai ka ndaluar. Ai përmban historitë e profetëve, të dërguarve dhe të drejtëve, në mënyrë që njerëzit të ndjekin gjurmët e tyre, permban edhe historitë e keqbërësve, në mënyrë që njerëzit të shmangin veprat e tyre.
Nje buqete me lutje...,nga oazi i gezimit festiv....