Kërko

https://luleshameti.com

Mënyrat e Ruajtjes së Diturisë - Shejh Muhamed Bazmool

Nga mënyrat më domethënëse për të mbështetur dhe ruajtur dijen është: (1) Të veprosh mbi të, (2) t’ua mësosh të tjerëve dhe (3) të shkruash rreth saj.

Këto tre parime janë treguar në thënien e Allahut:  “Pasha kohën! Vërtet, njerëzimi është në humbje - përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, që këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe që këshillojnë njëri-tjetrin për durim.”  [Sureja El-Asr]

Allahu ka vendosur që i gjithë njerëzimi është në humbje, por bën një përjashtim nga kjo për ata që besojnë, për sa kohë që mbeten besimtarë. Kjo ndodh sepse ata kanë fituar njohuri të dobishme, pastaj kanë vepruar sipas saj, pastaj kanë thirrur të tjerët në këtë veprim dhe në njohurinë e dobishme që është me ta. Pra, mënyra më e rëndësishme e konsolidimit të njohurisë është të veprosh sipas saj, t'ua mësosh të tjerëve dhe të shkruash rreth saj.

Të vepruarit sipas dijes është një nga mënyrat më domethënëse me anë të së cilës dija mund të rrënjoset fort tek një person. Përkundrazi, ky është objektivi kryesor për kërkimin e dijes.