Kërko

https://luleshameti.com

Amaneti hyjnor...!

Shporten e zemres 

mbush

me drite profetike,

me ajete, nga Kurani famshem,

dhe fisnik,

si lulet e celura,

lendinave ne pranvere,

me puhiza pranverore,

 e mbush kraharorin,

me driten e plote islame,

 me udhezimin me te drejte,

dhe me te shenjte.

E pakrahasueshmja fjale,

Fjala e Allahut, me e larta,

me e madhja,

perplot bukuri,

kjo miresi e madhe hyjnore,

kjo fuqi e forte,

cdo te keqe zbon, 

demaskon

e shkund,

aq sa me ngjan,

si nje kopsht i lulezuar lumturie,

ku zemra gjen prehje,

aq sa me ngjan,si nje vresht i paster,

i pafund.

Dhe shiun e bute, te fuqishem,

 te meshires,

sille, o Meshireplot,

jo vetem zemres sime,

per cdo zemer nevojtare,

dhunti prej Teje, o Lavdiplote,

me Amanetin Tend hyjnor,

sa bamiresi e madhe!

………….

Ajete ilustruese nga Kurani famshem:

‘’Allahu ju beri mire, kur ju udhezoi per besim…'' ajeti 17, Surja huxhurate,Kuran

‘’E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni …?''

Sure Er Rrahman Kuran

En Am,82,Kuran; ‘’Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.'' 

‘’E All-llahu u shton besimin atyre që u udhëzuan, e veprat e mira të përjetshme janë shpërblim më i dobishëm te Zoti yt, dhe përfundim më i mirë.''

Kuran,19/76

 

‘’…All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.'' Kuran,49/7