Kërko

https://luleshameti.com

Mos u miqeso me mjegullen e merzise.

Mos u dashuro me

Mjegullen e merzise,

Dashurohu me tisin e bute,

Plot embelsi te lumturise,

 

Lumturi me ere misk,  

 gjendet ne bindjen,

Ndaj Krijuesit te lavdishem,

te gjithesise,

gjendet

Ne bindjen ndaj profetit Muhamed,

Arome e bamiresise,

Meshires ndaj çdo krijese,

 dhe mbare njerezise,

Gjendet ne Kuranin e famshem,

Dhe  te bekuar,

Dhe ne sunetin profetik,

Pranvere shpirterore,

E praruar,

Si burim i kulluar,

S'ka te shteruar,

Per zemra te shendetshme,

….,

Me Allahun dhembshuruar,

 

Lumturia e vertete, ne to banon,

Do te banoje dhe ka banuar ,

Perderisa Allahun sinqerisht ka besuar,

Pi lumturi te perjetshme,

 nga burimi   me i  kulluar,

se me Allahun  eshte miqesuar.

…………….

 

Bindja ndaj Zotit(Allahut) dhe të Dërguarit të Tij është shkaku i lumturisë në këtë jetë dhe në botën tjetër.Kete e verteton edhe ajeti i Kuranit fisnik:

--"Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me siguri ka arritur një fitore të madhe". (71 )

(Sureja El-Ahzabe

 

Ndersa, Mosbindja ndaj Zotit(Allahut) dhe të Dërguarit të Tij është rrënja e problemeve…

 

Pra, lumturia e vërtetë në perspektivën islame qëndron në frikën ndaj Zotit, të qenit i kënaqur me Të si Zot, t'i bindesh Atij dhe të lidhesh me Të nëpërmjet besimit dhe mbështetjes tek Ai, duke kerkuar gjithmone te fitosh pelqimin e Allahut. Kjo i jep shpirtit qetësi dhe paqe, dhe e largon atë nga mjerimi dhe shpërqendrimet e kësaj bote. Kushdo që i frikësohet pozitës së Zotit të tij do të jetë i palëkundur në urdhrat e Tij, i çliruar nga frika e qenieve të krijuara dhe do të arrijë kënaqësi dhe lumturi të brendshme dhe të jashtme, te perkohshme dhe te perjetshme.

Allahu i do ata qe kane Takua(Devotshmeri), pikerisht per kete , e njofton njerezimin  ne Kuranin e shenjte, se te devotshmit  do te jene te lumturit e vertete. Allahu subhane we Teala, na ben me dije dhe na nxit te jemi prej atyre .