Kërko

https://luleshameti.com

Ajete nga Surja El Bekare

Do te gjeni ne kete lexim Kurani;..

Shtate ajetet e El Fatihase, sures madheshtore,

Surja Fatiha indeksuar me numër 1 , numri i ajeteve 7

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

 

 

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve! 

 

 

Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

 

 

Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)! 

 

 

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë! 

 

 

Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! 

 

 

Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten! 

 

Shtate ajetet e El Fatihase, sures madheshtore,qe pothuajse eshte barazuar me tere Kuranin fisnik nga vet Autori i fjales se Tij,Allahu subhane we teala,si udhezim, sherim e meshire per besimtaret, begati e pafund ,per kedo qe e merr,si burim frymezimi,dhe udherrefimi ne procesin jetesor,;''Ne te kemi sjelle ty shtate ajete*suren El Fatiha dhe Kuranin e madherishem…*

‘’O ju njerez ,ju erdhi nga Zoti juaj drite e qarte…Kuran

‘’O ju njerez ju erdhi nga Zoti juaj,kurani, sherim e meshire per zemrat ne kraharor…

‘’Ky kurani eshte keshille e larte e cmuar..

‘’Ky kurani eshte i bekuar…

'Ku kurani eshte sherim…

dhe ajete nga

Surja El Bekare, Surja me e madhe e Kuranit, gunga e Tij, mrekullia, ne te cilen gjenden ajete perplot keshilla te larta,te urta,udhezime,dispozita ligjore hyjnore ,te qarta, sherim per trupin dhe shpirtin,nga magjia,nga zilia,nga syri, nga cytjet, dhe nga cdo brenge, e shqetesim apo semundje fizike,melhem per zemren dhe shpirtin e trupin,per cdo shqetesim, largim te ndikimit te djallit, dhe te keqes se pasuesve te tij, lulezim te shpreses,te meshires ,te besimit,te harmonise,te unitetit,te shendetit ,te mbaresise, te pastersise, te moralit te sjelljes e profetit te meshires,qe eshte morali me i bukur hyjnor,si meshire per cdo krijese, produkt i kesaj sureje dhe i tere kuranit fisnik,nuk mund te jete tjeter ,vetem suksesi bazuar ne kete manual hyjnor qe eshte drite,udhezim e sherim,begati nga ajeti i pare i librit te shenjte e deri ne ajetin e fundit te tij, morali i te cilit eshte;..urdhero per te mire dhe ndalo nga e keqja me menyrat dhe mjetet hyjnore te urdheruara nga hyu i lavdishem, qe te lulezoje vetem miresia ,bekimi ne jeten e cdo njeriu dhe ne mbare universin.

Per shkak te misterit dhe kureshtjes,se perse myslimanet e shendetshem ne iman dhe ne vepra i japin kaq shume rendesi leximit,degjimit dhe veprimit me Kuranin e shenjte,

Ne nje studim te shkencetareve amerikan, te cilet ndermoren inisiativen ne bashkepunim me disa shkencetare musliman, te eksploronin te verteten hyjnore, qe buron nga kurani i madherishem.Nga testimi i nje grup njerezish me semundje te ndryshme, deri edhe te pasherueshme,nga ana shkencore,vune re,se duke u lexuar atyre kuran, aparaturat treguan se si te i semuri riprogramoheshin qelizat e semura riperteriheshin nga te semura ne te shendetshme.

Ata mbeten te mahnitur nga ky zbulim, dhe nga ndryshimi i situates ne optimizem,dhe e priten me entuziazem rezultatin shpresedhenes, qe buron prej fjales se krijuesit, kurani i bekuar, qe eshte shifa,sherim dhe meshire. 

E gjithe ceshtja e ketij libri madheshtor,sekreti i suksesit te individitbuzeqeshja e lumturise ne fatin e tij,,ne punen me te qendron te vete angazhimi i individit,nese ai do ta besoje,dhe do zgjedhe ta lexoje, ta degjoje, te persiat e te meditoje ne versetet e tij,,nese do te zgjedhe,te jetoje dhe te veproje me te per te shijuar,mjaltin e tij,per ta bere melhem te zemres dhe te fatit . Per te pasur nje zemer te paster adhuruese,te shendetshme dhe nje fat te shendetshem, duke mos perjashtuar asnje miresi tjeter ne jete,qe ka ardh e vjen si begati nga Krijuesi yne madheshtor e fuqiplote.

Ajete te sures El Bekare(24=48*

Bismilahi RRahmani Rrahim!

E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: "Ky është që me te u ushqyem edhe më parë". Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë. 

 

WE BESHSHIRIL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI ‘ENNE LEHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU KULLEMA RUZIKU MINHA MIN THEMERETIN RIZKÆN KALU HADHAL-LEDHI RUZIKNA MIN KABLU WE ‘UTU BIHI MUTESHABIHÆN WE LEHUM FIHA ‘EZWAXHUN MUTEHHERETUN WE HUM FIHA HALIDUNE

All-llahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë mushkojë a diçka edhe më e imët se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre, ndërsa ata të cilët mohuan do të thonë: "Ç'deshi All-llahu me këtë si shembull?" Ai me te humb shumë, e po me te udhëzon në rrugën e drejtë shumë, po me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me te nuk humb tjetër. 

 

 

Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi që është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur, e edhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit. 

 

 

Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni? 

 

 

Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëdijshmi për çdo gjë. 

 

 

(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!" Ata thanë: "A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!" Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini!" 

 

 

E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: "Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?" 

 

 

(Engjëjt) Thanë: "Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!" 

 

 

(Zoti) Tha: "O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë". 

 

 

E kur u thamë engjëjve: përuluni (bini në sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt në të madh dhe u bë pabesimtar. 

 

 

E Ne i thamë: "O Adem, ti dhe bashkëshortja juaj banoni në xhennet dhe hani lirisht nga frutat e tij kah të doni, por mos iu afroni asaj bime (peme) e të bëheni zullumqarë (të vetvetes suaj)." 

 

 

Po djalli i bëri që ata të dy të mashtrohen në atë (pemë ose xhennetin) dhe i nxori ata nga ajo (e mirë) që ishin në te, e Ne u thamë: "Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim". 

 

 

E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai është Mëshirues dhe pranues i pendimit. 

 

 

Ne u thamë: "Dilni prej atyhit që të gjithë, e juve gjithqysh do t'u arrijë udhëzim prej Meje, e kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen". 

 

 

E ata që i mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet tona, të tillët janë banues të zjarrit, ata do të jenë aty përgjithmonë. 

 

 

O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua. 

 

 

Dhe besojeni atë që e shpalla (Kur'anin), e që vërteton atë që e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kur'anin) me një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë. 

 

 

E mos e ngatërroni të vërtetën me të pavërtetën dhe me vetëdije të fshehni realitetin. 

 

 

Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në rukuë me ata që bien). 

 

 

A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e lexoni librin (Tevratin). A nuk po mendoni? 

 

 

Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin). 

 

 

Të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij. 

 

 

O bijtë e israilit, përkujtojeni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe). 

 

 

Dhe ruajuni një ditë kur askush askujt nuk do të mund t'i kryejë asgjë, kur nuk pranohet për te (jobesimtarin) ndonjë ndërmjetësim dhe nuk pranohet për te kompensim, e as që do të ndihmohen ata (fajtorët). 

 

 

WE ETTEKU JEWMÆN LA TEXHZI NEFSUN ‘AN NEFSIN SHEJ’ÆN WE LA JUKBELU MINHA SHEFA’ATUN WE LA JU’UHADHU MINHA ‘ADLUN WE LA HUM JUNSERUNE