Surja Ed Duha, nje nga Suret me madheshtore, ne librin e shenjte
Kurani Fisnik
Kjo sure, Surja Duha, ne Kuranin e madherishem dhe te bekuar, eshte surja e ndricimit te zemrave, e ngrohtesise shpirterore, e arratisjes se pesimizmit, e arratisjes se erresires se shpirtrave,,zemrave dhe fateve.
Eshte Surja, kapitulli me te cilen jeta merr jete, merr frymemarrje te fresket dhe te natyrshme, zemra dhe tere qenia riperterihet dhe shnderrohet ne nje abazhur te madh dhe te fuqishem, te drites shpreseruese , te optimizmit dhe fatbardhesise, te miresise,me te cilen , Krijuesi i gjithesise, me bujari,e mekoi shpirtin e Profetit Muhamed alejhi selam, por edhe tere umetit islam, dhe cdo njeri qe e do Zotin dhe eshte i etur per drite dhe miresi, drejtesi dhe meshire, per cdo njeri, i gjendur ne rete e hirta te peshtjellimit te fatit, teksa kerkon te fluturoje i sigurte ne viset e jetes, ne te vertete pa e ditur kerkon,shtegtimin hyjnor, drejtimin e duhur,rrugen e drejte. E gjithe kjo miresi, premtim prej Allahut te madheruar, melhem per shpirtrat, force per besimin, nje buqete ajetesh mrekulluese, qe te befasojne, te zgjojne nga perhumbja, apo nga hutesa, ne kapercyellin e jetes, nje tufe tingujsh gezimi, nje sihariq hyjnor qe te lumturon, nje premtim i pathyeshem hyjnor, per profetin Muhamed, dhe rrjedhimisht, per cdo pasues punemire, nje gosti per zemren, per besimin e vertete, per fatin njerezor, qe ne thelb ka perjetesine, ka principet dhe parimet me te bukura dhe me fisnike, njerezore..Nje sure me ajete, qe sa here i lexon, aq here te mbushin me dashurine per jeten, per besimin, per profetin, per Allahun e lartesuar, per konceptin e bamiresise dhe te shpreses, se cdo gje do te jete me e bukur dhe me e mire, te mbush me dashurine per konceptin e bukurise se vyrtyteve, te nje jete te ekuilibruar ne perkohshmeri dhe perjetesi, per nje furnizim me miresite e nevojshme,sa qe krijesa e Allahut xhele shanuhu te kenaqet, te marre perkrahjen e fuqishme dhe fisnike,prej dhuruesit madheshtor, dhe te dhuroje perkrahje bamiresie , dhe fisnike, ne emer te Krijuesit qe e krijoi. Permes ketyre ajeteve, kupton, se,Njeriu nuk ka kohe per te humbur, nese ai numeron dhuntite e shpalosura nga Krijuesi ne veten e tij, nese e adhuron me mirenjohje e fismeri Krijuesin e tij, dhe dhe shpreh si i takoi mirenjohjen per Te, por edhe per njerezit e fisem, qe ndihmojne ne emer te Tij,qe kane shpirt bamiresie dhe bujarie, kane mbjelle e rritur miresine ne zemra , ne gjuhe e ne cdo veprimtari fisnike njerezore. Njeriu qe i beson keto ajete te Sures ,Ed Duha, ne Librin e shenjte,ne Kuranin fisnik,nuk ka kohe te merzitet ,as te trishtohet, as te zymtesoje shpirtin dhe fatin ,as ti erresoje, mendimet, perderisa Krijuesi i thote, Dhe Zoti do te jap te mira, sa qe ti te kenaqesh,, mjafton qe te vazhdosh me besim te vertete ,te Krijuesi yt, ti mbeshtetesh sinqerisht, ta adhurosh sinqerisht, dhe te perkujtosh miresite e Allahut,gjithmone, e vecanerisht ne situata dhe rrethana delikate per njeriun, mjafton te besh disa gjera, qe nuk jane as shume e as te veshtira, te madherosh Zotin dhe te vazhdosh me bamiresi ndaj njerezve nevojtare, sepse bamiresia e Zbukuron, e qeteson, e rehaton, dhe e fisnikeron zemren dhe shpirtin, e zbukuron dhe e gezon fatin e njeriut prej meshires dhe shperblimit te Krijuesit te gjithesise. Sa bukur,ti marre ne kosiderate njeriu keto ajete, dhe ti vesh mendimet dhe zemren me kete tis te bukur shpreserimi ,drite besimi te paster dhe te vertete. Sa bukur te besh nje tregeti kaq te thjeshte dhe fisnike me Krijuesin qe na krijoi dhe te marresh prej tij,si shperblim,per adhurimin e paster dhe bamiresine, te marresh prej Allahut,kaq lehtesisht ,gjithe te mirat, sa te jesh i ose e kenaqur. Nje sure dhe ajete me te cilat, fjale hyjnore te Allahut te madherishem,me te cilat dashurohet zemra dhe nuk cmallet dot sa here i lexon, tere qenia merr force dhe vitalitet madheshtor.E kush flet me bukur se Allahu? Dhe premton kaq buku,r_kerkon gjera kaq te lehta, dhe dhuron kaq shume miresi, saqe krijesat e Tij te jene te kenaqura, plotesisht te kenaqur….
Dhe sado te perpiqet njeriu,kupton se, e tere ceshtja jetesore e njeriut, eshte ne duar te Allahut,te Allahut qe e krijoi, jo pa qellim, jo pa meshire dhe kujdes, dhe atehere zemra e ndergjegjesuar, duke e permendur Allahun, qetesohet, dhe kupton, se ku ka me bukur, se sa te kesh nje mardhenie te forte dhe te bukur me Krijuesin e gjithesise, me Zotin e njerezve, Me Sundimtarin e njerezve, me te Adhuruarin e njerezve.Ai e ndjen dhe e perjeton,mrekulline, fatin e tij,ose te saj ne duart e sigurta te Krijuesit te gjithesise.Sa bukur,qe njeriu te besoje ne Zotin e vertete dhe te jete nje adhurues i vertet i Tij, te jete nje njeri punemire, vepermire, sa bukur!