Porta e mirësive;

Porta e mirësive;
................................
Bismilahi Rrahmani Rrahim ;
Kjo fjali e bukur, porsi det mëshire!
Nis me të çdo punë,
ti thua Bismilah, çelet dritë në zemër,
edhe hapësirave,
porsa përmend Allahun,
befas arratiset,
shejtani mallkuar,
tretet errësirë e shpirtit,
beh në zemër dritë, edhe rehatia,
fryjnë në të fllade pranverore,
e s'kanë të pushuar.
Si reziston fjalës së (Tij);
_Allahut,
që ka çdo fuqi,
që është shumë mëshirues,
përplot dhembshuri,
përhapet mirësia,
rrjedhës së besimit,
në çdo punë të hajrit,
me Bismilahi.
Çelet sythi shpresës,
bëhet Rrahmani.
Fjala Bismilah,
më vete mrekulli,
bëhet më e plotë,
me Rrahmani, Rrahim,
Çelësi çdo të mire,
që zemrat i gëzon,
lum, kushdo që,
me Bismilahi, Rrahmani, Rrahim,
jetën e jeton,
me fjalën Bismilah...,
çdo punë e fillon,
me rrezet e ajetit kuranor,
fatin edhe shpirtin, përherë e ndriçon,
se Allahu është më pranë,
se damari,
që qafës pulson,
shpreson pelegrini, siratal mustekimit,
shpërblim,
që kurrë nuk i humbet,
prej Zotit të arshit,
që i përulet plot përgjërim me lutje,
gjithçka dhe çdo gjallesë në jetë.
***********************************
MA SHAA ALL-LLAH !
***********************************
Duart e mbushura me lutje, drejtuar drejt Zotit të arshit madhështor, shprehin përunjësinë, bindjen e plotë të zemrës së krijesës ndaj Krijuesit,një bindje plot drojë, dashuri e frikërespekt dhe shpresë, mbajnë në pëllëmbët e zemrës, gjurmët e moralit më të bukur dhe më të lartë,tē profetit, Muhamedit alejhi selam, pra, gjurmët e ndritshme të moralit hyjnor.
O Zoti ynë, bëj që zemrat tona, që të besuan,
të mos jenë neglizhente në ibadete, porse të jenë përherë përkujtuese me adhurime të sinqerta ndaj Teje, O Kujdestari ynë, në këtë botë dhe në ahiret, na ndihmo, që në tërë kohësinë,
të jemi muslimanë të devotshëm! Amin!