Kurani dhe Poezia/Profeti a.s dhe poeti...!

Kurani dhe Poezia!
Profeti a.s. dhe Poeti!
..................................
Poezia është një frut i ëmbël, që piqet brenda shpirtit, një jastëk i butë, ku poeti shplodh kohërat, dhe shpalos botën e brendshme shpirtërore, ndërton realitete dhe surealitete, ndërsa Kurani, Kurani i madhërishëm, i shenjtë dhe i bekuar, në të cilin gjendet fjala e Allahut të lartësuar, në këtë libër të shenjtë, ngadhënjyes dhe të pashok, është Dritë Hyjnore, që ndriçon zemrat, është shërim, mëshirë e udhëzim për besimtarët, ftesë , thirrje për shpëtim, për çdo individ dhe mbarë shoqërinë njerëzore, të të gjitha gjeneratave, për të gjitha kohërat, deri në ditën e Kijametit.
Poezia është fjalë e krijesës, ndërsa Kurani është fjalë e Krijuesit.
Poeti nuk është profet, ai është artist i fjalës, frymëzohet edhe nga një peisazh i bukur shpirtëror, natyror, nga pëshpërima e një flladi, nga një puhizë pranverore, nga një cicërimë zogu, apo bukuria e një kopshti, një gjetheje, lëndine, apo bukuria e luleve, shpalos në poezitë e tij dashurinë për jetën, vendlindjen, njerëzit e dashur, atdheun, fenë, Zotin, lufton veset e kohës, padrejtesinë, promovon drejtësinë dhe të vërtetën, por mund të eksplorojë, edhe në luginën e fjalës së kotë, si e tillë, fjala e tij, prej krijese, edhe pse me tehun e artit të fjalës, mund të jetë e niveleve të ndryshme, përsa i përket lëvrimit të tematikës, metrikës, pasurisë figurative apo mesazheve, që përcjell..
Poetët ndahen në dy lloje.
Ka poet, që janë besimtarë dhe poet jobesimtarë.
Ndërsa Profeti nuk është kurrësesi poet, por ai është Profet, Pejgamber, i Dërguar i Allahut me shpallje hyjnore, që i besoi asaj , që iu shpall nga Allahu: "I dërguari i besoi asaj, që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, ëngjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij...!"
Surja Bekare, ajeti 285, Kuran0
Profetët, nuk mund të jenë mosbesimtarë, ata janë Pishtarë ndriçues të së vërtetës, të mendjeve, zemrave dhe fateve njerëzore, që ndriçohen me dritën e fjalës hyjnore.
Profilin e tyre të vërtetë dhe të plotë, e dëshmojnë fjalët e arta të ajeteve Kuranore, që vijojnë: ''O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar, përgëzues e qortues.''
''Dhe me urdhërin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.'' Sure Ahzab, ajeti, 45, 46, Kuran.
Fjala, që ai sjell dhe shpërndan është dërgatë qiellore, shpallje hyjnore prej Allahut, Krijuesit të gjithësisë, që i vjen nga Allahu, nga Zoti i Arshit madhështor dhe bujar, i Cili mund t'i flas drejtpërdrejt me fjalë ose përmes melekëve, në formën e frymëzimit, ose pas një perdeje.
Fjala e Allahut subhane ue teala, është e përsosur, e pagabueshme, është ligj hyjnor, ligj i Zotit, dhe ndryshe nga poeti, çdo profet i Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoft mbi të, nuk mund të bëjë ndryshime, por, si i zgjedhur, me një mision të rëndësishëm dhe madhështor, prej Allahut, (duke manifestuar një bindje të plotë ndaj Krijuesit, besnikëri dhe model të lartë devotshmërie), i Cili e di Ai, i lartësuari, se ku e vendos revelatën Hyjnore, Profeti alejhi selam përmes sprovash, mundimesh dhe sakrificash të panumërta në rrugën e Allahut, e shpërndan mesazhin hyjnor me besnikëri dhe përpikmëri, pra është zgjedhur, si mesazher i shpalljes hyjnore për njerëzimin, në të mirë të njerëzimit, si dhuratë dhe udhëzim e këshillë dhe mëshirë nga Allahu xheleshanuhu, për ta nxjerrë njerëzimin nga errësira në dritë.
Profeti nuk mund të jetë poet.
As poeti nuk mund të jetë profet, kështu e ka caktuar Zoti ynë.
Poetët në përgjithësi janë përhapës dhe pasqyrues të mirësisë, luftojnë kundër dhunës së çdo lloji, kundër shtypjes dhe padrejtësive, në gjirin e familjes apo në shoqëri, dhe dëshirojnë të promovojnë në vargjet e tyre poetike, bukuritë estetike, moralet e bukura, himnizojnë dashurinë, si një ndjenjë e pastër njërëzore, dashurinë për natyrën, për jetën, për ekuilibrin shpirtëror dhe shoqëror, etj.,dhe, ndërsa ende nuk janë njohur me të vërtetën e lumtur, që gjendet në Kur'anin e shenjtë, duke prodhuar e riprodhuar tematika të njëjta e të ndryshme, herë brilante, e herë në nivelet e rebelimit, deliluzionit, dhe të zhgënjimit, të tjetërsimit, deri sa ta gjejnë të vërtetën hyjnore, që i orienton, i çliron nga brengosjet e realiteteve dhe surealiteteve, i lehtëson, në procesin krijues dhe jetësor, drejt kërkimit të shtigjeve të dritës, inshallah, derisa të përballen me të vërtetën e lumtur, me realitetin më të bukur:=me "Ihdinas siratal mustekim!".
Ndryshe nga profetët, ata, poetët, mund ta ndryshojnë dhe përpunojnë tekstin e tyre poetik, sa herë që dëshirojnë, konform me mesazhet poetike, dhe entuziaste, që duan të përcjellin.
Poetët besimtarë, të cilët përmes poezisë së tyre të fuqishme, pasojnë rrugën e Profetëve, pishtarët e dritës hyjnore, kosiderohen trashëgimtarë të profetëve, dhe thirrës në rrugën e Àllahut të lartësuar, krahas dijetarëve, gjeneratave thirrëse, dhe besimtarëve të devotshëm, ndriçojnë, bëjnë dritë për gjeneratat, me pishtarët e tyre poetik, tregojnë rrugën e drejtë dhe lartësojnë fjalën e Krijuesit të gjithësisë, duke ndërtuar një raport të bukur me Krijuesin e tyre, duke fituar kënaqësinê e Tij, bëhen ndihmëtarë në rrugën e Allahut, sikurse havarijunët, kur i ftoi profeti i madh i Zotit, Isai alejhi selam: "Kush është ndihmëtari im në rrugën e Allahut?!- Ne jemi ndihmëtarë në rrugën e Allahut",_i thanë disa nga ata. Dhe Allahu i përkrahu ata, në luftën kundër armiqve të tyre dhe i bëri ngadhënjimtarë.
Allahu i lartësuar u ka kushtuar një sure të veçantë, poetëve, një kapitull më vete në Kur'anin fisnik, e titulluar:_ Surja Shuaraë(Poetët)
Ky është jo vetëm një sprovim, por veçanërisht, një nderim i madh nga Krijuesi i gjithësisë, për poetët, duke vënë në pah misionin, ndikimin dhe rolin e rëndësishëm, që ata kanë në shoqëri, me fjalën e tyre artistike, me talentin, mënçurinë, pasurinë e mendimeve, ideve, ndjenjave dhe pasurinë shpirterore, elegancën e vargut, me finesën, dhe kujdesin, që duhet të tregojnë me fjalën, poetikën, besimin e drejtë ose të gabuar në dallimin e të vërtetës nga e kota, në njohjen dhe pasqyrimin e realitetit, pasi ata vetvetiu bëhen lider poetik dhe shpirtëror, të shoqërisë, dhe i drejtojnë lexuesit e brezave të tërë, nga errësira në dritë, deri në ditën e gjykimit, drejt formimit të një botëkuptimi të ri, të drejtë mbi jetën dhe botën, mbi Zotin, ose drejt shformimit në një botëkuptim të gabuar, deri në ditën e gjykimit.
Njohja e Zotit, që na krijoi, njohja e Kur'anit, e karvanit të profetëve dhe e vulës së profecisë, njohja e arsyes, përse na ka krijuar, Krijuesi ynë, etj, do t'i ndihmojë poetët e afirmuar dhe poetët e rinj, në kryerjen e misionit të tyre, me lehtësi, dhe vetëdijësim.
Ky nderim i Poetëve, në Kur'anin e famshëm dhe të bekuar, vjen pas profetëve të Allahut, pas dijes, dijetarëve dhe evlijave, pas muminëve, besimtarëve të sinqertë, etj.(në Kur'an, ku sqarohet dhe dallohet fjala e Ķrijuesit, që është më e larta, nga fjala e krijesave, që janë fjalë me ngarkesa ideore emocionale dhe të mesazheve njerëzore.
Mirëpo, Allahu xhelelexhelalu, theksoi edhe dallimin midis poetëve besimtarë dhe mos besimtarë, përgëzoi poetët besimtarë, në një nga ajetet e Kur'anit, të famshëm, përmes të cilit, i nxit poetët në tërësi ta mbrojnë veten, kur u bëhet padrejtësi, me penën e tyre, t'u kundërvihen haptas dhe publikisht padrejtësive, që mund t'u bëhen, qortoi poetët jobesimtarë, të kohrave të ndryshme, natyrën e hallakatur të poezisë së tyre, veçanërisht, karakteristikë e poezisë para islame dhe e poetëve të kurejshve mosbesimtarë, dhe paqëndrueshmërinë në disa raste, në idetë e tyre dhe orientimet e gabuara të lexuesve, si karakteristikë e botës poetike, që përshkon epokat.
Qortoi mospërputhjen e fjalëve me veprat.
Poeti e ka detyrë, hyjnore dhe njerëzore, që porosinë e mençur poetike, që i pêcjell lexuesit, përmes kumtit poetik, së pari ta praktikojë vet në jetën e tij.
Allahu i lartësuar, përmes tij, ajetit kuranor, i nxit ata, të meditojnë rreth argumenteve Kur'anore, dhe të hulumtojnë mbi faktet nga gjithë horizontet, që të gjejnë të vërtetën hyjnore, që është dritë e zemrës, dritë e shpirtit, dritë e shikimit, dritë e dëgjimit, dritë e së tashmes dhe e ardhmërisë, e kësaj bote dhe e botës tjetër, në dobinë e tyre, dhe kështu, të lumturohen, si misionarë të së vërtetës hyjnore, të dijes, të paqes, të mëshirës dhe dashurisë, të lumturisë, të velit kulturor, si njerëz të librit, të bibliotekës së pasur, si eksplorues dhe edukues të shpirtrave dhe moralit njerëzor, hulumtues dhe besues të botës së fshehtë, gajbit, misterit dhe realitetit të perceptueshëm, të bëhen pishtarë ndriçues, të përhapin dritën dhe mirësinë, dhembshurinë, drejtësinë, të ndalojnë kaosin dhe zullumin, në familje dhe në shoqëri, të ndriçojnë mendjet dhe zemrat, edhe me puhizat,
rrezellitëse, që zbresin nga shtatë qiejt e Zotit të arshit madhështor, që janë mbartëse të këndvështrimit të vërtetë, dhe më të saktë, mbi jetën dhe botën.
Majakovski thotë:
_"Unë jam poet, dhe kjo më bën interesant!"
Por, nëse i shtojmë,_unë jam njohës, edhe i të vërtetës së lumtur, Kur'anit dhe sunetit profetik, njohës edhe i librave të mëparshëm hyjnor, njohës i Zotit që na krijoi, njohës i profetit Muhamed salallahu alejhi ue selem dhe pasues i tij, dhe Zotit të Muhamedit, a.s, i vetmi Zot i yni dhe i universit, duke jetuar me bindshmëri të thellë ndaj Tij, jam një njeri me këmbët në tokë, pjesëtar, pelegrin i karvanit të dritës, e, atëherë njeriu poet është një pishtar drite, që ecën në mezin e njerëzve, me poetikën e tij, dhe që shpreson në mëshirën dhe shpërblimin me dhunti të shumta nga Zoti i tij, Zoti, që e krijoi dhe tek i Cili një ditë do të mërgojë, do të strehohet përjetësisht.
Le të marrim si shembull, poetët që jetuan pranë profetit Muhamed salallahu alejhi ue selem, të cilët me penën e tyre u drejtuan në mbrojtje të profetit alejhi selam dhe të kauzës më të drejtë, të dërgatës qiellore, mesazhit islam, por edhe kolosë të poezisë turke, që janë të shumtë, si pjesëtarë të karvanit të dritës, e ndër ta do të përmendja të urtin, mendimtarin dhe poetin e madh të dritës, Xheladin Rumiu, poetin e madh dhe të talentuar, shqiptaro turk, Akif Ersoyi, etj.., për të cilët mund të themi, me siguri, se janë edhe poetë të Kur'anit.
Le të ushqehemi shpirtërisht, edhe me nektarin e këtyre poezive.
Le të rritemi dhe të bëhemi të mëdhenj dhe të fortë në besim dhe në vepra të mira, me rrjedhat e tyre të dritës, të fortë, si lisat dhe rrapi madhështor, le të mbledhim nën hijen e tyre, vargëzimit poetik, spërkatur me vesë dritè, të ftojmë ata, të cilët janë të dashuruar me Zotin e vërtetë, që na krijoi, janë të dashuruar me dijen, me kulturën dhe edukatën, me librin, mëshirën, dritën hyjnore dhe drejtësinë, të mishëruar edhe në poezi, ata, që janë të dashuruar me moralin më të lartë, të profetit Muhamed alejhi selam, me moralin e lartë e të pastër, të të dashurit më të ngushtë të Allahut, İbrahimit, alejhi selam, që nuk ishte nga idhujtarët, por nga adhuruesit e mëdhenj dhe të vërtetë të Allahut, ndaj të cilit e caktoi që herët të mbarën, sepse e meritoi,- thotë Krijuesi gjithësisë në Kur'anin e famshëm.
Në mënyrë, që edhe poetët të fitojnë herët të mbarën dhe përjetësisht. Amin!
Beko, o Zot, Ti, besimtarët...!
................................................
Le të Rrjedhin fuqishëm, ujëvarat e Imanit!
....................................................................
Rrjedhin e vërshojnë ujëvarat e trazuara,
pranverore,
në kopshtet e gjalla tokësore, plot mister,
qetësim të madh shpirtëror të dhuron,
e në vise të çuditshme, veten e gjen.
O Zot i vetëm, i botëve,
o Mëshirëplot, o Ndihmëtar, o i Madhërishëm,
të mirat e Tua, për ne s'njohin kufi,
ujëvara të freskëta, mirënjohjeje ndaj Teje,
bashkë me imanin,
në zemra rrjedhin e vërshojnë furishëm;
kaq i fortë qoftë edhe lavdërimi ndaj Teje,
mirënjohja dhe falenderimi i thellë,
si det i stuhishëm!
Kjo është esenca, mundimi dhe përvuajtjet,
adhurimi me përkushtim të plot,
ndaj Hyut të lavdishëm,
në këtë botë të madhe, të çuditshme,
me dete shqetësimi e trazuar,
ku përplaset njeriu me dallgë furishëm.
Le të rrjedh imani kaq furishëm nëpër zemra,
kaq fuqishëm pulsi zemrës le të rrah,
le te ushqehet me pastërtitë,
çdo cast, çdo natë e çdo ditë,
të punojë e të rrojë vetëm për Allah!
Buzë krojeve të pafund, që gurgullojnë,
të xheneteve degë gjelbër, o Zot na shpjer,
nëpër xhenetet Firdeus, Adni,
të strehohet e bardha zemër,
atje, ku koha nuk tjerr dot mundime e molisje,
lumturia fluturon krahë hapur,
si shpendi shtegtar, përmbi të bardhat re...!
Ka vetëm një synim të madh, fisnik,
E gjithë çështja:
si të mbrrijmë në destinacionin e lumturisë,
ndryshe, për çfarë ja vleu e tërë kjo jetë,
nëse një ditë pas mureve të xhenetit,
që nga xhehenemi do kërkojë njeriu pak ujë,
nga fatbardhët xhenetlinj,
të shuaj etjen, që e përvëlon,
secili, secila, kushdo nga njerëzimi,
që këshillat e Allahut i shpërfill,
dhe plot arrogancë, në këtë botë i refuzon.
Ah, po atje, n'ato vise përjetësie s'ka më ndërmjetësim...,
as me familjarët, as me fqinjët , as me të afërmit,
as me miqtë,
s'ka marrëveshje, s'ka kompromis, as ndihmë, as hua,
nuk vlejnë as kartat e kreditit, as pronat, as talentet,
as fama, as pushteti, as prestigji,
por vetëm llojet e veprave, mirësie ose ligësie,
që njeriu gjatë jetës ka punuar,
ndaj, ose lumturi të përjetshme ka,
ose ahzab,(mundim pas mundimi), që s'ka të mbaruar...!
Ndaj le t'i lutemi Allahut, fuqiplotit,
që plot bujari na ka krijuar,
Ai, që na dhuroi Kuranin e bekuar,
të na udhëzojë në këtë botë, rrugës së drejtë,
nga e çdo e keqe të na ruaj,
të na bëjë nga vepër mirët, nga fatbardhët,
Nga ata plot dashuri të fortë,
Allahun e lartësuar,
sinqerisht dhe rregullisht e adhurojnë,
dhe e adhuruan!
Le të rrjedhin fuqishëm , plot ëmbëlsi,
ujëvarat e Imanit,
le të rrjedhin fuqishëm, ujëvarat e frymëzimit,
mushkëritë e ëndrrës, le të ndiejnë frymëmarrjen!
E mëshirën e gjerë, le të derdhë mbi ne ,
Zoti ynë fuqiplotë i lavdishëm!
Fjala më e bukur...!
.......................................
Kur mëngjeset ndrisin,
shpirti është plot,
me dhembshuri të pastër,
që s'përmbahet dot,
për fjalën e Allahut,
që zemrën e ndriçon,
në namaz mëngjesi,
teksa e këndon.
Kjo dashuri e rrallë,
që mbillet në zemër,
është e do jetë farë,
për pemën e jetës,
në viset e zemrës.
Sjellë prej dritës hyjnore,
që e mbush çdo shpirt,
rritet, porsi kulpër,
dhe përhap veç dritë!
Fjala më e bukur,
Fjala më e lartë,
është fjala e Allahut,
Zotit të shtatë qiejve,
Që qëndron mbi arsh.
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Bismilahi,Rrahmani Rrahim!
Po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet ndaj të dërguarit të Vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata
''...zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il-lall llah)...''
Sure Fet-h,ajeti 26,Kuran
''Se me të vërtetë ai (Kur'ani) është fjalë (e Zotit), që e lexon i dërguari i ndershëm.'' Kuran, Surja Haka,ajeti 40
''... fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti.'' Sure Teube,ajeti 40,Kuran