Kërko

https://luleshameti.com

Ezani,-thirrje për shpëtim!

Es Selamu Alejkum ue Rrahmetullah!

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

"Kur e dëgjojnë atë, që i është zbritur të dërguarit (Kur'anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër umetin e Muhammedit).

Maide, 83,Kuran

 

 

EZANI, Trashëgimi Profetike dhe Mirësi e Madhe Hyjnore nga Zoti, për Mbarë Njerëzimin!

...................................................................................................

Ezanin e dëgjojmë të thirret  disa herë, në ditë.

 Thirrje drithëruese, që të zgjeron kraharorin me dritën e besimit, të shton optimizmin, hap dyert e shpresës dhe të mbarësisë.

 Thirrje, që del e shpërndahet nga minaret e xhamive, (pra, shtëpitë e Zotit), si ftesë për besimtarët musliman, për të kryer faljen/Namazin e kohës së caktuar/, për të falenderuar Krijuesin e gjithësisë, për ta madhëruar Atë, Krijuesin e njerëzimit dhe të botrave, për t'i kërkuar falje për gjynahet, për të biseduar me Të/Zotin/ në sexhde, dhe për të kërkuar prej Tij, ndihmë dhe Mirësi të natyrshme, për këtë dynja dhe për botën tjetër, ahiretin, ku do të takohemi me Zotin, Sundimtarin e vetëm dhe të vërtetë, në ditën e gjykimit. Ezani i fton në shpëtim, falje(namaz), të gjithë, porse kësaj thirrje, kësaj ftese hyjnore i përgjigjen, vetëm ata që i besojnë sinqerisht Allahut, të dërguarve të Tij, librave të Tij  dhe  besojnë në gajbin, dhe besojnë plotësisht në jetën e ardhshme, në botën tjetër ahiretin, këta e falin namazin, japin nga ajo me të cilën i ka furnizuar Allahu:-sadaka- zeqatin, etj. të tillët janë të shpëtuarit,_thotë Allahu i lartësuar në suren El Bekare, në Kur'an.

Ja, se çfarë na thotë, Allahu i madhëruar, në Kuranin  e famshëm dhe fisnik:

“I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët.

Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij.

Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde, o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë".

Surja El Bekare, ajeti 285, Kuran

 

Por, çfarë është në thelb Ezani?!

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Ezani, është thirrja për shpëtim.

Ftesa për faljen e namazit:

Përgatitje për të dalë përpara Allahut në namaz, përgatitje për ditën e takimit me Allahun, në ditën e gjykimit:

_Eja nē namaz,

 Eja në shpëtim,

Largo çdo të keqe,

Fito rehatinë,

Dorëzoju Allahut,

Shprehe robërinë,

Në ruku dhe sexhde,

Më i bukuri afrim,

Me Krijuesin tënd,

Prej të Cilit merr frymë.

Eja në namaz,

Eja në shpëtim,

Dorëzoju Allahut,

Shprehe robërinë,

Kush është më i sigurt në thënie,

Se Allahu ynë?!

Zoti i vërtetë, ç'i bukur premtim,

Në Kur'anin e shenjtë,

Kur'anin Kerim.

 

 

 

Pra, Ezani është Ftesa për Faljen e Namazit nga besimtarët, që i besojnë Zotit të lavdishëm dhe fuqiplotë, Allahut të lartësuar dhe ditës së madhe të Ringjalljes, ditës së Gjykimit.

Ftesë dhe thirrje e bukur, për ata, që e besojnë librin e shenjtë, Kur’anin, në të cilin gjendet fjala e Zotit tonë, Allahut të madhëruar, ftesë edhe për ata, që besojnë  librat e tjerë të mëparshëm hyjnor,Tevratin, Ungjillin, dhe Zeburin, shpallje të zbritur, prej të njëjtit dhe të vetmit Zot të botërave,  të njerëzimit, Allahut subhane ue Te ala, e veçanërisht Kur’anin e famshëm, në të cilin është dëshmuar shenjtëria e Kur’anit fisnik, pacënueshmëria, ruajtja e tij, deri në ditën e gjykimit.

 Falja e Namazit, këshillat e urta dhe të larta e të përsosura, dhe të tjera mirësi jetësore, dhe mrekulli hyjnore i gjejmë përgjatë Kur’anit të shenjtë, këtij thesari të madh, por edhe në ajetet e para të Sures më të madhe në Kuran, Surja El Bekare:  “Ky është libri, që nuk ka dyshim në të,

 (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.”

“Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.)”

“Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në), botën tjetër (Ahiretin).”

“Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.”

Surja El Bekare, ajeti 2,3,4,5,Kuran

 

Zemrat, që jetojnë pa këtë thirrje hyjnore, pa dritën e saj të butë, të fuqishme dhe të plotë, janë ende në pyjet e errësirave, janë sikurse pelegrini, ose udhëtari në një shkretëtirë, ku jo vetëm buzët i janë tharë, por edhe shpirti i është zhuritur për një pikë ujë. Zemrat njerëzore, që ende nuk e njohin shijen e kësaj thirrje të mrekullueshme, hyjnore, janë sikurse stepat dhe pemët e thara, si burimet e shterur, ose si nata pa drita. Ujitja e zemrave, e shpirtrave, mendjeve, jetëve, e ëndrrave  dhe e fateve njerëzore, me këtë thirrje të mahnitshme, ndez dritaën hyjnorè në errësirën e zemrës dhe të shpirtit, i ndriçon, i shkëlqen, është rruga e ripërtëritjes së individit, familjes, familjeve dhe shoqërisë njerëzore, është vet progresi dhe suksesi. Èshtë detyrë edhe e çdo muslimani praktikant, t'ua shpjegojë me dituri të plotë, të saktë dhe me metodologjinë e profetit Muhamed alejhi selam, kuptimin, vlerën,  madhështinë dhe benefitet e kësaj thirrje hyjnore, si ftesë për shpëtim në të dy botët, të gjithë atyre , të cilët, ende nuk e njohin peshën dhe vlerën, mesazhin e bukur, që përcjell, kjo thirrje madhështore, edhe pse mund ta dëgjojnë, t''ua shpjegojnë me modesti, me mënçuri, me butësi dhe dituri, me këshillë të ëmbël, dhe me kujdes, se edhe ata(ne) kanë qenë e kemi qenë të paudhëzuar më parë..

Mirësinë e kësaj thirrje Hyjnore, e dëshmojnë edhe ajetet e Sures Xhumua, në Kuranin e shenjtë dhe të bekuar:

Bismilahi Rrahmani, Rrahim!

“O ju, që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.”

“E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.”

Surja Xhumua, ajeti 9, 10, Kuran

 

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Ezani Arabisht dhe me përkthim në shqip;

4x ٱللهُ أَكْبَر Allahu Ekber! Allahu është më i madhi!

2x أَشْهََدُ أَنْ لاَ إِلَـٰهَ إِلَّا ٱللهُ Esh-hedu en la ilahe illa Allah! Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe se vetëm Atij i takon adhurimi!

2x أَشْهََدُ أَنَّ مُحَمَّدًا رُسُولُ ٱلله Esh-hedu en'ne Muhammeden Resul ullah! Dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i Allahut!

2x حَيَّ عَلَىٰ ٱلصَّلاة Hajje ales-salah! Eja në namaz!

2x حَيَّ عَلَىٰ ٱلْفَلاَح Hajje alel-felah! Eja në shpëtim!

2x*(vetëm për namazin e sabahut)

ٍٱلصَّلاَةُ خَيْرٌ مِنَ ٱلنَّوم !Es-salatu Hajrun Mine'n Neum Namazi është më i mirë se gjumi! (vetëm për namazin e Sabahut)

2x الله أكبر Allahu Ekber! Allahu është më i madhi!

1x لا إله إلا الله La ilahe illa Allah! S'ka zot tjetër përveç Allahut, vetëm Atij i takon adhurimi!

Çfarë duhet të veprojmë, kur dëgjojmë ezanin?

-Duhet të përsërisim fjalët, që thotë muezini , i cili thërret ezanin.

-Duhet të bëjmë lutje për profetin a.s., dhe lutje të ndryshme, qē ne dëshirojmë për veten dhe familjen.

Të themi bismilah dhe më pas,

-Duhet të marrim abdes(të pastrojmë), të lajmë duart deri te bërrylat, të lajmë fytyrën, të fshijmë flokët me dorën e lagur, të lajmë këmbët deri te kyçet, se bashku me kyçet e këmbëve.

-Të veshim rrobat e faljes dhe të shkojmë, qetësisht, për falje në shtëpinë e Zotit, në Xhami,  duke bërë dhikër(duke pērmendur Allahun),kjo është për besimtarët, ndërsa besimtaret mund të falen, edhe në shtëpinë e tyre.

Thirrja më e bukur!
--------------------------
Kur thirret Ezani,
fillon dhe mëshira të zbres nga Er Rrahmani.

Largohet shejtani, mbretëron qetësia,
vjen erë mbarësuese nga vetë Perëndia.

Nga Allahu ynë, që është i lartësuar,
për të gjithë besimtarët, në saf janë rreshtuar,

të falin namazin janë të urdhëruar,

 edhe të nderuar,

ta lëvdojnë Rrahimin, të jenë të bekuar.

...Haja ala salah, haja ala el felah...

 

Eja në namaz, eja në shpëtim,
thirrja më e bukur, që të jep gëzim.

Del nga çdo minare,
minare xhamie,


Dhe të ngroh në shpirt.

Kjo thirrje e përgjëruar ngjitet e çan qiejt,
dhe e ndrit çdo shpirt,

për çdo krijesë njerëzore, pajisur me besim,
ftesa për shpëtim,

ilaçi më i fortë, që të dhuron shërim,
shpresë dhe rigjallërim,

i jep kuptim jetës, edhe motivim,
dhurata më e madhe, udhëzimi më i drejtë,
nga Allahu ynë.

Allahu Ekber! Allahu Ekber!
Allahu është më i Madhi !

Allahu është më i Madhi !
-thirret Ezani nga çdo Muezin,

La ilahe il allah,
s'ka Zot tjetër veç Allahut, që është Zoti ynë,
i Vetmi, që meriton lavde edhe adhurim.

Kur dëgjon kët' thirrje, 
të ëmbël, fafuritëse, dallgëzuese, buçitëse,
plot shpresë e drithërim,

nxito ti për falje,
zdirgju në xhami,
motër e nderuar dhe ti vëllai ynë!

Gjendesh në udhëkryqe të jetës?!
-ndien ti trishtim,-ndien boshësi,

gjendesh në ngushtica, edhe plogështi,
ndien ti mungesa dhe padrejtësi,

për çdo udhëkryq, do gjesh rrugëdalje,

ti do gjesh shpëtim.

 

 

Eja në namaz, falu në xhami,

por dhe në shtëpi,

dhe ku ke mundësi, ku ka pastërti,

kudo është tokë e Zotit,

falu me ata që falen, falu dhe në vetmi,
se do gjesh shpëtim,
premtim nga Allahu, që është Zoti ynë.

 

MA SHAA ALL-LLAH!

 

Bismilahi Rrahmani Rrahim!
"O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim." Kur’an 22/77.
"E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve, kur përmendet Allahu u rrëqethen zemrat, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi dhe janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre". (Enfalë, 8:2)


“…fal namazin, vërtet namazi largon irritimin, çdo të keqe dhe çdo shëmti...!” Ankebut,45, Kur'an.