Kërko

https://luleshameti.com

O ti, që Islamin lufton...!

Hapësirë...!

...............

Para  meje hapet bota,

rishtas deti ëndërrimit,

mendimet fluturojnë si pulëbardha,

mbi hapin e pa anë të shpirtit.

 

Hapet bota para meje,

horizonteve tej e ndanë,

si pulëbardha shtegëtare,

koha seç më ngjan.

 

Vjen me agimet ngazëllimi,

dhe rrisku për njerëzimin,

tejendanë,

që Zoti botëve për të ndan.

 

Por, sa mirënjohës të jemi Ty,

O Zoti ynë, të qofshim falë,

tek botën gjithë e begaton,

pa fund edhe pa ndalë.

 

Tek sjell agimet dalëngadalë,

të freskët dhe të qeshur,

dhe shi që bie papushuar,

si bien fiqtë e pjekur dhe të rreshkur.

 

.

 

O Zot, Ty të qoftë lavdia,

tek mëshirën Vetes ja ke veshur.

 

E, njerëzimin Ti bekon, s'ndalesh,

bekon pa kufi.

 

O Zot, dhe lavdet, edhe hamdet Ty të qofshin,

dhe ngadhënjimi Ty!

 

 

 

 

                       ***

O ti, që Islamin lufton,

Fshehur, pa u dukur,

Dhe  mendon se po fiton,

Se je robi më i fortë,

Edhe më i lumtur.

 

Ja, shqip dhe troç unë po ta them,

Se rëndë ti po gabon,

Se Zoti im është dhe i yti,

I njëjti Zot, që na krijon.

Na sjell në jetë, na furnizon,

Dhe më pas na tubon.

 

Ja, shqip unë ty,

Ndryshe nga ty,

Që gurin hedh e dorën fsheh,

Shqip e troç po ta them,

Do vijë një çast me padyshim,

Kur nuk do kesh, se nga t'ia mbash,

Do t'i ngresh duart lart nga qielli,

Drejt Zotit tonë përmbi Arsh.

 

Do t'i drejtohesh ti Atij,

Plot me përgjërim,

Do ndihesh i tëri (e tëra) krejt në faj,

krejtësisht pafat, e/i pafuqishëm,

kur sprovë prej Zotit të të vijë,

Krejtësisht furishëm.

 

E, nëse lutja do të vonohet,

Ose s'të pranohet,

E shpresën t'i do humbësh,

Unë them më mirë, që të pendohesh,

Dil nga errësira në dritë,

Gjej lehtësisht rrugën.

 

Rrugën e drejtë,

Që të fisnikëron,

Dhe të bën të rrosh me nder,

Rrugën, që hallall ty të pasuron,

Faqen s'ta nxin edhe s'ta  çjerr.

 

Mos e vono ti kurrë pendimin,

Nga njerëzit e vërtetë të Zotit,

 ti largohu,

Bashkë me luftën tënde,

të kotë,

Largohu plot pendim,

Se Zotin hidhëron,

 

E, nëse vendos Zoti tē tē sprovojë,

Të të Dënojë, çdo thuash ti pastaj?!

Kur e vërteta ty të erdhi, të zgjidhje ti çdo hall,

Ta merrje seriozisht dhe bukur rrugën,

Jetën,

Plot gëzim e me shpresërim,

Ta pastroje krejtësisht zemrën edhe sjelljen

Nga kufri, mosbesimi,

Të vishesh me moral të mirë.

 

Me moralin më të bukur,

Profetik,

Si veshja me kaftan,

Si veshja me akllas të gjelbër,

E, vetja të të ngjajë zotēri xhenetesh,

Zonjë xhenetesh të të ngjajë,

                   ***

Të  vishesh me moral profeti,

Si profeti Muhamed,

Të ecësh në gjurmët e tij, të ndritshme

Dhe të gjesh rrugën e drejtë.

                    

 

                       ***

O ti, që lufton besimtarët musliman,

Lufton të sinqertët,

Herë haptas e shumë në fshehtësi,

Hiq dorë nga lufta jote e kotë,

Se  veç dëmtohesh ti.

 

Hidhërimi Allahut do të godas,

Kështu shkatërrohesh,

Po shpërfille ihdinas siratal mustekim,

(Rrugën e drejtë),

Veç do poshtërohesh.

 

Ja, në të ardhtë bela nga Zoti,

E njerëzit dot derman s'të bëjnë,

Do t'i drejtohesh ti padyshim Zotit,

Për belanë, që të ka zënë.

 

Po, çdo ti thuash ti Atij,

Kur lutje t'i drejtosh,

Ndërsa robërit e Tij të zgjedhur, adhurues,

s'pate fare ngurrim dhe mëshirë,

krejt pafajēsisht t'i luftosh,

e jetën t'ua trazosh...!

 

A thua lutja jote do të pranohet,

E, belaja jote do të ik,

Sigurisht, nëse tani pendohesh,

Kërkon falje,

Përmirësohesh,

Ndoshta me Zotin, ti bëhesh mik.

 

Vet do jeshë i lumturuar,

Dhe do mbetesh i/e çuditur,

Paskam qenë i verbëruar,

Si qirinj në errësirë,

Që era i ka fikur.

 

Do të mbështjellë ty ngazëllimi,

Edhe lumturia,

Nëse ushqen veten me dritë hyjnore,

Do të shtohet rrisku edhe mirësia.

 

Hiq dorë nga lufta jote e kotë,

Hiq dorë nga gjynahet,

Mos bëj me Zotintrimëreshën,

Mos bëj me Zotin trimin,

Sa pa të ardhur, ty, dënimi,

 

Zoti im është dhe i yti,

Le të jetë pendimi yt dritë,

Dhe përmirësimi,

Për ty rrugë shpëtimi.

 

 

 

.