KJO DRITË HYJNORE...!
O fruti më i ëmbël, mbi këtë tokë pjellore, O vresht hyjnor, me bukuri të papërshkruar, O dritë shkëlqimtare e pakufishme, Rri në zemrën time dhe mos lër errësirë, Po bëj në të fresk , dhuro ngrohtësi, pulso papushuar. Më ndriço pafund mua krijesës së Zotit tim, Robit të Allahut etur për dritë, e dije, Me këtë pelte të ëmbël shplodhëse, Me këtë pelte shplodhjeje e qetësije. Në rrugët e jetës, më prij, o dritë, Ti, që Ramazanin e bekuar na e ndriçon, Shkëlqim marramendës e prehje kuptimplote, çdo vit na bie, ti që çdo zemër e gazmon. O fruti më i ëmbël, në tërë planetin, O varkë liqeni, o anije e vetme valëzore, shpëtimi,KJO DRITË HYJNORE...!