Na zgjove edhe sot...!

Faleminderit, O Zot,
qè na bekove dhe sot,
me shkelqimin e zemrave,
nè njè ditè tè re, mallengjimplotè,
pèr Allahun nè sexhde,
ku ushqehen lutjet,
nga sytè vesèplotè,
dhe nga namazi natès,
qè kullon mèshirè,
me rrèke gèzimi,
nè shtèpitè e dritès mbi dritè,
atje ku shpirtrat besimtar,
ushqehen me fjalèn e shenjtè,
e bèhen edhe mè tè bukur,
mè tè dhembshur,
edhe mè tè dlirè.
Ndaj bekimet mbi ta,
O Zoti im , mos i ndal,
sidomos mbi besimtaret sidik,
zemèrbardhè,
se pèr takimin me Allahun,
kanè shumè mall,
dhe merakun pèr dritèsimin mbi fytyra,
nga mè hyjnorja fjalè,
dhe gjurmèt e sexhdes,
t'u dallohen mbi ball,
ditèn kur Zoti i botèrave tè na ringjallè.
Njè nga bekimet e mèdha pèr cdo krijesè, e veçanèrisht pèr krijesèn njeri, tè cilin Zoti ynè i lavdishèm e lartèsoi mbi tè gjitha krijesat e tjera, pra njè nga bekimet e mèdha èshtè fakti, qè na zgjon pèrsèri,pasi qè kemi fjetur, na rikthen shpirtin, na rikthen nè jetè, e na jep mundèsinè tè vazhdojmè jetèn, me besim e shpresè, me begatitè dhe sprovat e saj.
Po sa mirènjohès tè jemi Ty,
o Zoti ynè, tè qofsha falè,
ndèrsa çdo njeri dhe botèn begaton,
pa mund, e pa kufi,
dhurata pa fund fal...,
me urdhèrin Tènd: Bèhu,- sa madhèshtore fjalè...!
Padyshim, besimtarèt, qè e njohin ajetin pèr procesin hyjnor, tè kètij rrotacioni jetèdhènès, pèr çdo njeri, e shprehin mirènjohjen pèr Krijuesin, qè i zgjoi rishtas, i solli nè jetè, duke u dhuruar edhe njè mundèsi tjetèr jetese dhe adhurimi.Ata e nisin me lutje:Falenderimi i takon Allahut, qè ma riktheu pèrsèri shpirtin, mè ringjalli, pas gjumit, (gjatè tè cilit shpirtrat tèrhiqen), dhe vazhdojné me lutjen mèngjesore(Namazin e sabahut) dhe adhurime tè tjera nè vazhdimèsi, nè xhami, tè cilat janè tè vecanta pèr ta adhuruar Allahun, etj, dhe gjallèrojnè, nè procesin jetèsor me tè cilin Krijuesi ynè i ka bekuar, duke qenè bamirès, e cdo individ vazhdon jetèn sipas botèkuptimit tè vet.
Njeriu e ka detyrè, tè meditojè rreth kètyre fakteve, tè ketè vetèdijèsinè, se Allahu nuk ia ka borxh, t'ia vazhdojè begatinè e zgjimit.Ndaj,njohja e Krijuesit, besimi nè gajbin, libri amzè lehvi mafudh, ku ka evidenca per cdo njeri, argumentet, te cilat Allahu na i jep paprere ne jete e horizonte, persiatja dhe meditimi rreth tyre, e cojne njeriun ne njohjen e Krijuesit dhe ne besimin ne fshehtèsitè è Tij, dhe nè shprehjen e mirènjohjes ndaj dhuntive tè Tij, e njè nga kèto dhunti eshte cdo ditè e jetès sè tij.
Ilustrim me ajet nga Kurani Fisnik:
Bismilahi Rrahmani Rrahim!
''All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.'' Sure Zumer, ajeti 42, Kuran