Petalet e fjales se bukur!
Bismilahi Rrahmani Rrahim!
Rrenjet, deget dhe lulnajat e fjales se bukur!
.....................................................
Trendafili s,mund te behet gjemb ,
dhe gjembat kercyellit,s,mund te behen trendafil,
petalet e buta te fjales se bukur,
dhe aromat e kendshme, qe mbushin shpirtin,
si arome e kendshme lendinave,
qe veshin krahet e pranveres,
lulnaja e gjelberim,
riperterijne oazin e sytheve te celura te besimit,
si puhiza te buta ,te lehta,
qe ndjen e shijon peligrini mendimtar i mahnitur,
nga bukurite e buta, marramendese ,
qe lulezojne e frymojne ,
teksa mbillen embelsisht neper shpirt.
fjala e bukur, rrenje e thelle e pjekur drite,
qe lulezon,persos e perhap vetem drite,
mrekullon, qeteson e mahnit,
si kafuri aromatik, nje dite,
buze krojeve te keutherit,
atje ku sherbejne me gastare,
atje ku rrine drojtur me veshtrimin e tyre,
te ulur,
krijesat me te bukura, me te pastra, hyrite.
Ilustrim me ajet nga Kurani Kerim
,,Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur. ,, Kuran,Fatir,10
…………………………………………………….
]]=Fjala e mire, e sinqerte per hir te Krijuesit tone te lavdishem nderton, eshte bamiresi e kenaq Krijuesin e gjithesise dhe e ndihmon njeriun , ne situata dhe rrethana te ndryshme ne sprovime dhe sfida jetesore,e kjo buron nga tehlili, La ilahe il lallah, dhe nga premtimi i Allahut, ndersa fjala e keqe, ligesia, mosbesimi, shkaterrojne, se pari vet individin dhe te tjere dhe eshte ligesi, pakujdesi ,erresire. dhe disekuilibrim i mardhenieve me Krijuesin e gjithesise. Fjala e thene ashtu si Allahu na ka urdheruar eshte ibadet, miresi dhe shperblim.'' =
Shenim i autores
………………………….
AJETE TE TJERA NGA KURANI FISNIK
,,A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,,,Kuran, sure 14, ajeti 24
,,E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.,, Kuran, Sure 14, ajeti 25
,,Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.,,
Kuran, Sure 14, ajeti 26
,,Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). ,,
Kuran,Sure Isra,ajeti 23
,,(Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit.,,
Kuran, Sure Bekare, ajeti 83
,,All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.,,
Kuran,Sure Nahl, ajeti 90
,,Dhe ata janë që u udhëzuan me fjalët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme.,,
Kuran, Sure Haxh,ajeti 24