Kërko

https://luleshameti.com

Sa bukur keshillon...!

Ka nje vresht te bukur,

me vete,

qe e ka emrin Shpirt,

eshte madheshtor,

ujevare qe te mahnit,

eshte drite e dijes,

qe erresiren largon,

eshte keshille e larte,

qe me urtesi, po aq te larte,

sa bukur keshillon,

ne te eshte mbjelle dashuria dhe frika,

optimizmi, qetesia, vresht me drita,

Dhe do pyesni me te drejte dhe plot cudi,

cesht ky vresht i famshem,

plot dashuri,

dhe frike,

eshte shpallja hyjnore,

qe ben drite,

vetem drite,

Kurani madherishem,

Kurani fisnik,

Ruhul Kudusi te profeti e solli,

prej Allahut e zbriti,

 qe fatet njerezore t'i perndriti,

e frika ndaj Allahut, tere vreshtat t'i ruaj,

qe njeriu largpames, ne asnjeren bote te mos vuaj,

e te thote plot sinqeritet, i kthjelluar,

ja vleu kjo jete, qe e jetuam,

se e permbushem misionin,

Allahun adhuruam.

.Ilustrim i temes me Ajete nga Kurani fisnik;

‘’Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kur'anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur'ani) as ç'është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë.''

Kuran,Sure Shura, ajeti 52

‘’Thuaj: "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" - shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për muslimanët". Kuran,Nahl,ajeti 102

‘’Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili).'' Kuran,Shuara, ajeti 193