Kërko

https://luleshameti.com

Sure El Kalem 34/52

Kurani fisnik

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

Ne keto ajete,nga Kurani i madherishem, Allahu lartesuar na ben me dije, se do te gjejme te shpalosur dallimin thelbesor, midis virtytit te bindjes,pohimit, ndaj Krijuesit te gjithesise, dhe mosbindjes, mohimit te madheshtise se Tij, dualiteti bindje mos bindje, besim mosbesim, diferencat e forta, midis, dhe rrjedhojat e qendrimeve, te vetedijeve njerezore, te pershkruara nga Vet- I lartesuari dhe fuqiploti. Gjithashtu, Allahu i madheruar, na njeh me peripecite dhe mundimet,por dhe me kalvaret e vuajtjes se profeteve, paqja dhe meshira, bekimet e Allahut, qofshin mbi ta, por edhe mundimet dhe kalvaret e vuajtjeve, te besimtareve, qe pasuan dhe pasojne profetet, dhe vulen e Profeteve, Profetin Muhamed, alejhi selam, neper shekuj. Fesati ndaj Muslimaneve, padrejtesite, dhuna, shtypja,  percarja, shpifjet ndaj tyre, poshterimet =, mundimet ndaj besimtareve te vertete, vazhdojne edhe aktualisht, per t,i devijuar, per ti larguar nga feja, per ti tjetersuar, qe ndikimi i tyre , te minimizohet, te asgjesohet,ne perhapjen e drites hyjnore, qe eshte e verteta e lumtur, per individin, familjen dhe njerezimin, si menyra definitive per te dale nga erresira ne drite, individi dhe mbare shoqeria njerezore. Por, Allahu e persos driten hyjnore, edhe pse perkunder saj mohuesit e urrejne. Jane ata qe jane sadiste, ata sajojne nje fe ndryshe nga ajo qe persosi Allahu , duke u justifikuar, duke perdorur qellimisht per perfitime te padrejta,ajete, te vecuara,pa kontekstin e duhur, duke u perpjekur te nxjerrin rinine islame nga feja, madje cdo brez po te mundin,duke u dhene modele te gershetuara, tej kontureve te asaj qe persosi Allahu,duke ua zbukuruar te keqen, duke i nxitur ne to, fshehtas dhe haptas,duke ua mundesuar modele apo shembuj,te cilat profeti Muhamed nuk i aplikoi ndonjehere,jane ata, te cilet deshirojne kaosin, qe te lulezoje korrupsioni ne toke dhe dominimi i fuqise djallezore, qe nuk i shkon per shtat natyres dinjitoze te njeriut, pra, jane njerezit mendjengushte dhe shpirtvegjel, te dhene pas dynjase, qe nuk e kane frike Allahun, nuk e perfillin shikimin dhe degjimin e Tij ndaj cdo individi dhe njerezimit, sfidojne me mendjelehtesi,fuqine ngadhenjyese te Zotit, qe i krijoi.

Allahu nuk i barazon kurresesi,njerezit e drites me ata te erresires, nuk i barazon ata qe dine, me ata qe nuk dine, as ata qe jane pune mire, me ata qe jane pune keq, as ata qe jane besimtare te vertete, me hipokritet,apo me ata qe jane mosbesimtare, as ata qe jane te sinqerte, me ata qe jane hipokrite, dhe te shfaqur ne radhe afersie apo ne radhet  me muslimanet e vertete. Gjithashtu, Allahu na meson te jemi te drejte me ata, qe nuk na luftojne per shkak te fese, edhe nese ata jane mosbesimtare,eshte nje ceshtje midis tyre dhe Zotit. Allahu na paralajmeron, te kemi kujdes nga ata, qe urryen, profetin, salallahu alejhi we selem,e paten Zili, vetem se Allahu e beri ate te derguar, Profet te Allahut, me mesazhin hyjnor, si dergata me e madhe qiellore, per t,u lumturuar njeriu dhe njerezimi, perkohesisht dhe perjetesisht, nese do te nderoje pishtarin ndricues, dhe do te jetoje me shpalljen e Allahut. Ndersa te paditurit, ziliqaret, gati sa nuk e zhduknin me shikimin e tyre, e nga inati shpifen dhe thane>I marre, por jo vetem per hazretin Muhamed, por edhe pothuajse per te gjithe profetet pararendes, e madje per shume besimtare te gjeneratave te ndryshme, madje dhe ne epoken, ne te cilen po jetojme, ku mizoria ndaj muslimaneve ne horizont nuk njeh kufij. Vetem, se Allahu i zgjjodhi ne rrugen e drejte, ne rrugen me te bukur, te drites dhe te diturise, ne rrugen e bamiresise,humanitetit,ekuilibrit dhe paqes, ne ate te moralit fisnik te profetit Muhamed,alejhi selam.. Por Allahu e di me se miri ku ta vendosi risalen e Vet, ke zgjodhi me shpalljen dhe pasues te shpalljes, ndersa te derguarit e Allahut dhe pasuesit e tyre,te nderuar, besimtaret e sinqerte, vetem,si kumtues te drites hyjnore,Kuranit dhe sunetit profetik. Ndaj, ne nje sure tjeter Allahu lartesuar e porosit Profetin Muhamed a.s,>Thuaj,) kush te doje le te besoje, e kush te doje le te mos besoje, une nuk jam roje e juaja, por as jobesimtaret, zullumqaret e zhytur ne krime dhe ne injorance, ne kufer,Allahu nuk i beri roje te besimtareve, thote I lartesuari ne nje tjeter ajet ne Kuranin fisnik. Me kete Allahu hedh drite mbi mendjet e ndritura te profeteve dhe te besimtareve te sinqerte, qe i pasuan, i pasojne dhe do t,i pasojne deri ne diten e gjykimit, duke i quajtur pishtare ndricues te njerezimit. Gjithashtu,< Krijuesi yne i lavdishem, thekson ne nje nga suret e Kuranit fisnik, se, ky kurani eshte per ata, qe kane mendje te bekuar,te menduar.. vetem ata mund te marrin mesim, po a ka ndokush qe te marre mesim prej tij, te ndaloje te keqen , te urdheroje te miren.

Ajetet e fundit te Sures El Kalem, krahas keshillave te larta dhe te dobishme, vlejne me leximin e tyre, edhe per mbrojtje nga syri i keq dhe zilia, theksojne dijetaret e medhenj te Islamit.

…………………………………………………

 

Megjithate , jemi ne Fillimin e tre muajve te shenjteruar nga Krijuesi i gjithesise.

 Jane Muaj, ibadeti dhe paqeje,ku cdo njeri ka mundesine te krijoje nje raport te bukur dhe korrekt me krijuesin e vet, te pendohet per gjynahet, t,i kthehet rruges se Zotit, dhe te jete nje vlere e shtuar mbi siperfaqen e tokes, nje shkak per paqe ekuliber dhe bamiresi, qe miresia te lulezoje, permes besimit,bindjes ndaj udhezimeve te Krijuesit, dhe perhapjes dhe manifestimit te miresise si ibadete te posacme ndaj Allahut qe na krijoji.

…………………………………….

Ajetet e Sures El Kalem…

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

34 Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme. 

 

 

35 A do t'i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët? 

 

 

36 Ç'është me ju, si gjykoni ashtu? 

 

 

37 A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni? 

 

 

38 E ju do të keni atje çka të dëshironi? 

 

 

39 A mos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta arrini atë që dëshironi? 

 

 

40 Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë? 

 

 

41 Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t'i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën? 

 

 

42 (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden. 

 

 

43 Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin). 

 

 

44 Pra, më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur'an. Ne do t'i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin. 

 

 

45 Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë. 

 

 

46 A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet? 

 

 

47 A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)? 

 

 

48 Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai i peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur. 

 

 

49 Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretëtirë i demoralizuar. 

 

 

50 Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve. 

 

 

51 E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur'anin, e (nga inati) thanë: "Ai është i marrë!" 

 

 

52 Po ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).