Kërko

https://luleshameti.com

Qe te jetosh ne vise Drite..., perhershmerisht, perjetesisht....!

Kesaj i thone, te dalesh nga erresira e kufrit ne drite….

………………………… 

Nuanca aforizmash….

Nese nuk ke arritur te Kurani fisnik , ende nuk ke arritur te drita.

Nese je larguar nga Kurani i shenjte,ose i ke kthyer shpinen, dije se, je larguar nga viset e drites,  ne ato te erresires.

Nese nuk e fal namazin, ushtria e grenxave pickuese, brumbujve helmatises, jane dhe do te jene, Zoti na ruajt, si shalli me gjemba,ne qafen e fatit tend.

Nese te verteten, Kuranin e bekuar, kuranin fisnik dhe sunetin profetik e ke gjetur, me ne fund,dije se ke zbuluar gjene me te cmuar, ne jete, bekimin dhe lumturine tende,atje ku gjendet ,ne te vertete,dhe per me teper, lumturisht, nese e ke kuptuar, pranuar dhe e ke vene ne jete,ke dale nga erresira ne drite.

Nese namazin ke filluar ta falesh, ta falesh rregullisht,me te gjithe rregullat, ke hequr dhe heq cdo here brengat dhe molisjet, ndryshkun e zemres, dhe ne zemren tende, ne fatin tend hyjne dhe zoterojne, mrekullite, paqja, qetesia dhe siguria e te perkohshmes dhe te perjetshmes.

Nese kuranin e ke zgjedhur si manualin e jetes tende, ti je timonieri , ose timonierja, dhe anija e besimit tend te paster dhe me se te vertete, atehere anija, e endrrave te natyrshme, e jetes tende, nuk do te mbytet kurre, ne asnje perrua delizuzjoni. Permbi te gjitha, zemra jote eshte nje keshtjelle drite e mbrojtur dhe e ruajtur mire, perderisa ne mjediset e saj lulezojne dhe bejne drite te fuqishme, shandanet  e fuqishem, shkelqyes, te Kuranit fisnik, perderisa ne sofren e saj, ushqimi me i fresket dhe me i shendetshem, qe serviret ne te eshte Kurani i madherishem dhe pija me fine , me e fresket, me e shendetshme dhe me e persosur eshte Kurani i madherishem, me te cilin zemra, jeta dhe fati yt,gostitet e do te gostitet rregullisht, perhershmerisht, zhytur ne bukurite perpirese dhe rehatuese te drites hyjnore, Kuranit Fisnik dhe Sunetit  Profetik..

E, nese frika ndaj Zotit, ne cdo rrethane, te dukshme e te padukshme, dashuria e pakufishme, per Zotin, bindja ndaj Tij, te Madherishmit, ne fjale,mendime,ndjenja dhe veprime, jane menyra jote e jeteses, portreti yt i vertete, ne fshehtesi dhe ne publik, per hir te Tij, kjo eshte devotshmeria e kerkuar prej Tij, Allahut, me te lartit, me te madhit, per ty dhe secilin nga ne, kjo eshte fitorja e sigurt e enderruar, per ty dhe secilin nga ne, me te vetmen rruge hyjnore dhe njerezore te fitores se vertete, te zemrave dhe fateve, fizionomine tone te vertete, qe na nevojitet,te ibadurrahmanit, percaktuar nga i Perjetshmi qe nuk vdes kurre..

l.DH.sh/