Kërko

https://luleshameti.com

Psikologjia e njeriut ne Kuranin fisnik, si nje ndihme e cmuar definitive per njeriun

Thesaret e Diturise…!

Krijuesi, i njeriut dhe i jetes, dhe i gjithckaje, Arkitekti i jetes, i universit, Krijuesi i qiejve dhe i tokes, Arkitekti i qenies dhe mendimit, zemres, shpirtit, dhe trupit, Krijuesi botes se brendshme te njeriut, formezuesi i njeriut, ne formen me te bukur,me tiparet e jashtme e te brendshme te njeriut, eshte Krijuesi yne ,Zoti yne i vetem, i njerezve, Sundimtari dhe i Adhuruari i njerezve, i cili eshte dhe njohesi me i mire i krijesave te Tij, pasi Ai,ALLAHU, jo vetem eshte Krijuesi, por edhe Shikuesi dhe Degjuesi, eshte i Gjithdituri e me Te s'ka te krahasuar,asgje dhe askush. Ai, i lartesuari, di cka u ndodh Krijesave dhe cka do t'u ndodhe ne te ardhmen. Ai e degjon dhe peshperimen, me te vogel, te njeriut,dhe cdo shqetesim apo lumturim te tij, keshtu Allahu, eshte edhe Psikologu me i madh, dhe perfekt,i universit, vecanerisht per boten e njeriut, per te cilin krijoi gjithcka si stoli, por  edhe Kuranin fisnik, si mjetin me perfekt per ruajtjen e qenesise se njeriut dhe sherimit te tij fizik,trupor apo shpirteror,si shkak per te fituar boten e perkohshme dhe ate te perjetshme. 

Dikur ,brezi im ,qe u arsimua ne degen e gjuhe letersise, ne universitetin e Tiranes, dege aso kohe, prej se ciles rridhnin shume dege te tjera, prej se cilave ne perfituam, u bekuam mjaftueshem dhe kenaqshem nga ky diplomim, krahas profesionit te mesimdhenesit, ne shkolla te mesme,ose ne universitet,perfituam, edhe profesione te tjera,si psh,te qenurit, ne cilesine,profesionin si redaktor, gazetar, botues, dhe profesionin si  psikolog, pasi fakulteti yne, atehere nuk kishte dege te vecanta per to dhe ne perfituam prej lendeve formuese te permbledhura,qe zhvilloheshin nga pedagoget tane te nderuar, dhe i fituam falenderuar qofte Zoti, te gjitha keto statuse, te cilat u aplikuan ne jete, me sukses, prej secilit nga brezi yne,studente te dikurshem te fakultetit histori filologji, dhe sipas mundesive. dhe dhuntive, qe secili nga ne posedonte atehere dhe, zhvilluar dhe manifestuar suksesshem dhe sot.


Ne mesuam ne lenden e psikologjise, se si ne procesin e ardhshem te mesimdhenies ose te menaxhimit te burimeve njerezore, te psikologjisnim tjetrin, nese ne do te zgjidhnim te ishim mesimdhenesit ne nivele te ndryshme te arsimit, te arsimit te pergjithshem, profesional,ose pedagoge ne universitet,drejtues te nje insttucioni arsimor, apo kulturor,ose te nje shtepie botuese, ose kryeredaktor ,ose redaktor te nje gazete, apo gazetar ne terren,ose ne studio, radio apo televizioni,ose redaktor te librave te shkrimtareve dhe poeteve, ose konsulent, apo kritik letrar,ose psikolog te mirefillte, recensues, ose shkrimtar,. Te gjitha keto suksese do te arriheshin, duke psikologjisur tjetrin ,duke e pasur perballe, pra duke pasur aftesine te zbulonim boten e brendshme te tjetrit,studenteve, e studenteve, me te cilet do te duhej te punonim profesionalisht, temperamentin e tij,tyre,qe duhet te ishte nje nga kater,emertesat/sanguini,qe ishte me i i zhdervjellti/a, i kendshmi/ja,koleriku,me i veshtiri,veshtira, flegmatiku, me i qeti,ose me e qeta, dhe i heshtur,ose e heshtur, dhe melankoliku,ose melankolikja, tipi i ndjeshem , dhe sentimental, perfaqesues i  natyres  se trishtuar njerezore, i cili e sheh realitetin me pesimizem ne vend te optimizmit, temperamente, te krijuar ne menyre te larmishme nga Allahu i madheruar, Zoti i njerezve, Sundimtari i njerezve, i adhuruari i njerezve, ose me karakteristikat e temperamenteve te perzier. Keshtu ne do ta kishim te lehte te menaxhonim situatat, ose te ndihmonim veten dhe tjetrin, ne situatat dhe rrethanat profesionale,ose ne procesin jetesor, ne atmosferen e punes,sipas nevojave qe u lindnin.

Sot, personalisht, ndihem e bekuar,si  nje njeri i librit me fisnik ne siperfaqen e tokes, Kuranit fisnik, me autor Krijuesin e njeriut dhe te gjithesise, Allahun e gjithfuqishem, me sjelles, transmetues ne menyren me korrekte dhe besnike, si mesazhier i fjales, se Krijuesit te gjithesise, i shpalljes hyjnore,Profeti Muhamed alejhi selam, eshte e qarte se Psikologu me perfekt eshte Vet Krijuesi i gjithesise, i Cili, pasi na krijoji ,na psikologjisi dhe na solli edhe manualin e jeteses, ku gjejme sendertimin e botes tone te brendshme dhe te jashtme, dhe na mbrojti permes tij, Kuranit fisnik.

Dhe kete e verteton ajeti i Kuranit te famshem, kur Allahu subhane we teala, i thote Profetit Muhamed,paqja dhe bekimet e Zotit qofshin per te,/E ,sikur te mos ishte dhuntia e Allahut,dhe meshira e Tij ndaj teje, nje grup prej tyre do te humbte, do te conte ne rruge te gabuar.Por,ty nuk mund te te demtojne asgje,sepse Allahu te shpalli ty librin dhe sheriatin,te mesoi cfare nuk dije. Dhurata e Allahut ndaj teje eshte shume e madhe

Persa u perket krijesave, ashtu si shprehen me te drejte nga dijetaret e medhenj te botes ne pergjithesi dhe botes islame, ne vecanti, pedagogu me i madh i njerezimit eshte profeti Muhamed, salallahu alejhi ue selem, si i tille , si sjelles i shpalljes hyjnore, Kuranit fisnik dhe sunetit profetik nga krijesat e Allahut, Profeti Muhamed, bekimet e Zotit qofshin per te,eshte edhe psikologu me i madh i njerezimit, i vertetuar me ajetet e shumta te kuranit fisnik, dhe nga hadithet profetike.
Kurani erdhi posacerisht ne ndihme konkrete te njeriut,qe t'ja lehtesoje jeten dhe t' ja menjanoje te gjitha shqetesimet, shpirterore, apo edhe ato fizike, t'ja rregulloje punet dhe t'ja permiresoje gjendjen, ne menyre qe ai te beje nje jete te lehte dhe te bukur ne perkushtim ndaj Allahut te madherishem,, si nje adhurues i denje i Krijuesit te vet, duke realizuar misionin per te cilin Allahu e vendosi si kalif ne toke. Nese njeriu shqetesohet shpirterisht dhe mendimet e tij trazohen, erresohen, Allahu xheleshanuhu dhe i derguari i Tij,Profeti Muhamed,a.s, porositi, Permendni Allahun,sepse permendja e Allahut, qeteson dhe stabilizon menjehere zemrat, dhe ketu sigurohen disa perfitime dhe suksese, se pari tipari i adhurimit te Krijuesit, prej nga shijohet fitorja menjehere e qetesise shpirterore dhe e paqes mendore dhe fizike,sepse shqetesohet zemra dhe me shqetesimin e saj eshte i shqetesuar gjithe trupi, shpirti i strehuar ne te dhe gjithe sistemi nervor, me qetesimin e saj, zemres, permes permendjes se Allahut, qetesohet,zemra dhe gjithe qenia e njeriut, ruhet zemra nga te papriturat,qe mund t'i kanosen nje organi aq delikat, si motorri i trupit,por edhe sistemi nervor, i cili , ne situaten e shqetesimit mund te behet shkak ne kapercimin e kufijve, dhe te ndodhin situata, si ato, qe shpesh degjojme te ndodhin sot, ne tere boten, deri ne fatalitete, sepse ai njeriu,ose njerezit,nuk e kane idene , se si dhe me cfare mund ta qetesojne lehtesisht veten ,te ruajne kufijte dhe ta privojne veten nga ngjarje te cilat krijojne deme te pariparueshme ne vete,familje dhe shoqeri.E rendesise se vecante eshte Keshilla e ushqimit te zemres me friken nga Allahu.Kjo ben qe njeriu te kete frike nga ndeshkimi i Allahut, e ben qe te permbahet nga e keqja qe mund te veproje ndaj vetes ose tjetrit, dhe t'i siguroje vetes, familjes,dhe mjedisit,sipas rrethanave, nje jete ku spikat, siguria dhe rehatia shpirterore dhe fizike, perkrahja ne te mire, dhe siguria prej te keqes se dores se tij dhe gjuhes se tij. Dashuria e njerezve per hir te Allahut, si obligim,eshte nje begati e madhe e paster,e cila realizon nje atmosfere te bukur shpirterore dhe jetesore ne vetet e njerezve dhe mes njerezish, nje atmosfere paqeje, solidariteti dhe sigurie nga cdo e keqe,Gjithashtu, Allahu i lartesuar na thote ne Kuranin e bekuar, falni Namazin, sepse namazi largon te shemtuarat dhe te irrituarat, largon pra cdo te keqe. Ose falni namazin rregullisht, dhe jini respektues ne te gjitha namazet, ose thoni fjalen e mire, sepse fjala e mire nderton, ndersa fjala e keqe shkaterron, ose ini respektues ndaj Allahut dhe te derguarit te Tij ,se Ai, Allahu ju jep dyfish nga meshira e Tij, ose falni , kur plotesohen kushtet e faljes ,sepse falja eshte virtyt i lavdishem, ose urdheroni per te mire dhe ndaloni nga e keqja, ose largohu per nje kohe prej tyre,prej punekeqve dhe zullumqareve , se Allahu do t'ju ndihmoje,dhe ata do ta shohin ndihmen tone, ndaj juve, besimtareve, ose;; PENDOHUNI te Allahu,qe te gjeni shpetim. Ose perkujtoni te mirat e Allahut ,qe te gjeni shpetim, pra mos perkujto te keqijat, vetem ne rastin ,kur duhet te ruhesh prej atyre te keqijave.. Nese deshiron te pasurohesh, bej sadaka, jep nga te mirat e Allahut ,se do te keni shperblim te pamase, sepse Allahu eshte furnizuesi kryesor,ose deshiron qe Allahu te te shtoje te mirat, Me falenderoni, thote Allahu,jini mirenjohes, qe t,ua shtoj te mirat, ose me kerkoni falje,se do t'ua   hap dyert e mbaresise,do t'i shtoj fuqise tuaj fuqi, etj.

Allahu lartesuar thote ,largoni cdo te keqe me te mire,duke bere bamiresi, duke dhene sadaka, ne forme ushqimi,veshje, te holla dikujt ne nevoje, nderoni prinderit, sepse do t'ua kapercej te keqijat, shtohen te mirat, duke bere nje veper te mire ne cdo sfere te jetes, dhe esenca eshte per hir te Krijuesit, dhe rezultati eshte fitorja, Nje hadith profetik, thote; sheroni te semuret me sadaka, pra me bamiresi,bej bamiresi per hir te Krijuesit te nevojtaret,dhe shijo rezultatin, fitoren.

Kur njeriu ka nje ceshtje madhore ,Allahu lartesuar thote ne Kuran, konsultohu me Kuran,kryej lutje,fal namaz nate , se Zoti yt do te dhuroje nje sukses te lavdishem. KJo vlen per te gjitha problematikat ,qe i shfaqen njeriut ne veten e tij ne familje, shoqeri ,pune, etj, ose falni namazin e sabahut, se kjo eshte nje lutje e percjelle te Allahu, pra garanton fitore, mbi te keqijat.Ose profeti Muhamed ne nje hadith, na njofton per dobine qe kemi nder te tjera prej namazit te mengjesit, Kush fal namazin e sabahut eshte nen mbrojtjen e Allahut. Ose bej lutje dhe pershendetje,salavate per profetin Muhamed. Nese dergon bekime per profetin Muhamed, atehere edhe Allahu do te dergoje bekime per personin qe lutet te Krijuesi, ne cdo sfere te jetes se tij,te ai ,i cili lutet per profetin e Tij, ose shfrytezimi i te gjitha miresive te shkencave te ndryshme, Allahu thote ne nje ajet, te Kuranit te shenjte; Une u bera atyre bekim udhetimet ,shetitjet, por ata i shperfillen ato dhe u demtuan, pra vlera e shetitjes ne natyre, ne mjedise te bukura qe na pelqejne, qe e ushqejne dhe e qetesojne mendjen dhe shpirtin, rehatojne zemren dhe trupin , forcojne harmonine dhe unitetin mes njerezish, me te cilet zgjedhim te  udhetojme ose shetisim, mbjellin me shume meshire dhe dashuri dhembshuri e humanitet,nxisin fantazine dhe imagjinaten e bukur,frymezimin, inspirimin per vepra te mira, kupton mungesat, dhe plotesojne shpirterisht shume nevoja te tjera njerezore, rrit driten e besimit te fuqishem,ne zemer, permes argumenteve ne horizonte, qe veshtron dhe shijon.

Jo me kot, shume poet te rrymave te ndryshme letrare, qe nga gjeneza e letersise,qofshin ata romantike apo  realist, apo drejtime te tjera letrare, ne epoka te ndryshme letrare ,ne letersine shqiptare apo boterore, si si poeti yne i talentuar, Lasgush Poradeci, kur inspirimin , prehjen dhe vargun e merrte permes shetitjeve buze liqenit dhe soditjeve ne natyre, kur thoshte;

 Perendim i vagelluar,mbi liqerin pa kufi,etj ose,si poeti antik, i madhi Petrarka per shembull, kur lodhej shpirterisht nga realiteti i ngarkuar njerezor, arratisej ne natyre, buze lumenjve dhe pemishteve, per te gjetur prehje shpirterore,paqe mendore, dhe per te aktivizuar edhe me shume frymezimin e tij poetik, per t'i dhene me shume jete aktivitetit te tij letraro poetik.  Vlen te permend;Nderimi njerezve ne familje dhe shoqeri,sipas statusit dhe pozites se tyre, qe Allahu dhe profeti na e kane rekumanduar, kjo sjell nje ekuiliber ne raportet ndernjerezore dhe nje gezim,nderim dhe paqe shpirterore dhe mendore, ruajtja e kufijve te hallallit e bejne njeriun te kete nje jete te qete,te bukur shpirterore dhe fizike, te suksesshme,kryerja e pergjegjesive ne familje dhe shoqeri sipas statusit qe i ka caktuar Krijuesi, sjell nje ekuiliber te mrekullueshem, largimi i te keqes me te mire eshte nje shkak, per nje jete te bukur shpirterore dhe fizike.  themelimi familjes dhe shoqerise mbi principet islame, bazuar ne porosite e Allahut dhe ne shembullin e profetit Muhamed,si shembulli me i persosur, Leximi dhe degjimi i Kuranit fisnik, leximi i librave te ndryshem, qe jane nje ushqim i pershtashem dhe i shijshem, ne perputhje me nevojat jetesore,dhe kenaqesine e Krijuesit, zgjedhja e puneve te pershtatshme per mundeite dhe natyren e njeriut, zgjedhja e njerezve te pershtatshem ne bashkeshortesi dhe ne shoqeri, ne perputhje me temperamentet, statusin,nivelin arsimor apo kulturor,etj,ne perputhje dhe me porosite e Krijuesit tone te lavdishem,dhe profetit Muhamed,Menaxhimi situatave, duke pasur parasysh temperamentin e tjetrit ne famile apo shoqeri, gjetja e shpirtit binjak, te gjitha keto keshilla gjenden te detajuara ne Kuranin fisnik. Psikologjia eshte nje dege e bukur dhe e nderuar, qe e fton njeriun te njoh se pari veten, te mirekuptoje tjetrin, dhe ta ndihmoje te kuptoje tjetri veten, brendesine e tij dhe i jep mundesine, meremetimin ne cdo situate, stilin dhe modelin profetik te veprimit ne jete, dhe te ndihmohet si te perballoje sfidat ne jete, keshtu nje nga manualet me te cilat duhet te ndihmohen njerezit,qe duhet te jete pjese e pandare,e perditshmerise se cdo psikologu, dhe ne ndihme te tij, ne procesin e punes,ne procesin profesional ne raport me njerezit me te cilet komunikojne per t'i ndihmuar,ku Kurani i madherishem, duhet te jete pjese e jetes se tyre, per te bere nje jete,sa me telehte dhe me te bukur, ne te gjitha rrethanat,pra eshte Kurani fisnik dhe suneti profetik ,ku perlat hyjnore ne ndihme te gjetjes se ekuilibrit te brendshem shpirteror,dhe te jashtem te fizionomise, botes se njeriut dhe ekuilibrit dhe harmonise se raporteve ndernjerezore,jane te pafundme, dhe te detajuara per cdo situate,per cdo shqetesim,gjendje apo rrethane ne jete, ku zgjidhjet jane te gatshme prej Krijuesit te gjithesise, dhe suksesi i sigurt me lejen e Zotit. Allahu lartesuar e ka sqaruar hapur dhe prere, Ky kurani eshte nje liber per mendaret, ose ata qe i kane kthyer shpinen Kuranit,ketij libri ngadhenjyes dhe te pashoq, do te kene nje jete te veshtire, ose ata qe nderojne dhe veprojne, jetojne me Kuran, do te kene nje jete te lehte, sepse ky Kurani eshte sherim e meshire per besimtaret, ose ,o ju njerez ,juve ju erdhi nga Zoti juaj, nje liber, Kurani, si sherim per zemrat dhe shpirtat, dhe meshire per besimtaret,Dhe profeti Muhamed paqja dhe bekimet e Zotit qofshin per te eshte modeli me i vlefshem ,dhe me i suksesshem per t'u ndjekur dhe per t'ua rekumanduar njerezve, ne cdo rrethane, situate dhe ceshtje dhe shqetesim ne jete,per te garantuar suksesin e tyre, ne shpalosjen e botes se brendshme shpirterore, dhe ne zgjidhjen e cdo problematike.Keshtu njeriu me i lartesuar shpirterisht dhe menderisht, dhe ne shkalle te larte morali,sipas sures el  Kalem dhe sure te tjera ne Kuranin e shenjte dhe fisnik,eshte profeti Muhamed,bekimet e Zotit qofshin per te, dhe cilido qe deshiron, zgjedh ta pasoje me vullnet te lire dhe te plote, ate, duke ndjere shijen e embel dhe te bukur te ketij libri te madh hyjnor, gjen keshtu,keshilltarin me te madh psikologjik,Kuranin e famshem dhe te bekuar,sepse Allahu subhane we teala thote ne suren Huxhurate, ne ajetin e pare, "o ju qe besuat, mos beni asgje, para se te keshilloheni me ajetet e Kuranit…'' Dhe i gjithe ky sukses, sigurohet me besim te forte dhe me durim te bukur, me optimizem, sepse durimtaret,(optimistet(; thote Krijuesi yne bujar dhe i meshirshem, do te kene shperblim te pamase.