Ske nevoje per lavdet tona...!

Ramazan, muaj i bekuar,
Ti ,që na kujton,
Allahun e madheruar,
dhe Kuranin e famshem,
te shenjteruar,
ne cdo dite nate per ta shfletuar,
dhe profetin Muhamed,
si pishtar drite dhe meshire,
ai erdh,
sa modest dhe me madhështi,
dhe me muajin Ramazan,
si nje mrekulli,
me agjërim, me Ezan,
me namaz dite, e namaz nate,
me teravi, me namaz vitri,me nafile,
me salavate per profetin,
me nete kadri, lexim Kurani,
me dua dhe me lavde.
O Allah, qofsh i lëvduar,
se Mëshirë dhe dritë të bukur,
o Er Rrahman,
hedh mbi ne, Ti papushuar.
O Allah, qofsh i lëvduar,
Na i shtofsh Ti mirësitë,
dhe çdo vepër e jona,
e sinqertë,
për hirin Tënd,
Qoftë prej Teje e pranuar!
Ti je i Përsosur, je Madhështori,
Je Vetëm Nje,
i Pashok, Ngadhënjyes,
je më i Pastri,
më i Fuqishmi,
më i Përkori,
je më i Gjithdijshmi,
Ti je Mbrojtësi, më Bujari,
je Shëruesi nga mosbesimi,
nga vesveset, nga erresira,
drite e forte,per njerezimin,
je më i Buti, më Bamirësi,
je Shpëtimtari,
Ti je Drita fuqiplote,
El Gafari, El Xhebbari,
Ti nuk ke të krahasuar,
me asnjë send në tërë botën,
s'ke nevojë për lavdet tona,
për askënd në tërë botën,
je më i Larti, më i Madhi.
O Allah, qofsh i Lëvduar,
O më i Bukuri, më i Pastri,
më Bamirësi, Me i Buti,
Me i Meshirshmi,
O Kujdestari ynë,
o Meshireplote, per njerezine,
teksa u jep serish Ti mundesine,
drejt Teje plot besim,
dhe shprese te vijne,
me zemra te shendoshura me iman,
me ibadetet plot, qe ndrijne,
qe nga sexhdet, ngrihen lutjet,
drejt Allahut,
Zotit te Arshit madheshtor,
plot besim e pergjerim,
me Allahun e lartesuar,
kjo beselidhje e bukur,
dhe e forte, e riperterire,
neper agjerim.
O Allah, qofsh i levduar,
se drite hyjnore dergon per zemrat,
ne kete muaj te bekuar,
papushuar:
mbushi zemrat tona,
mendimet tona,
jetët tona,
tryezat tona, shtëpitë tona,
Familjet tona, punët tona,
të tashmen tonë, të ardhmen tonë,
fatet tona,
plot me paqe e me gëzim,
dhe me më të drejtin udhëzim,
plot besim,
me lehtesim, dhe me falje,
e mëshirë, me qetesim,
me rehatim,
besnikeri te plote ndaj Teje,
me begatim, gjallërim e modesti,
plot fatbardhësi,
para Teje me bindje të plotë,
dhe me drojë e përulësi!
Na ndihmofsh',
na shpëtofsh' në këtë botë dhe në amshim.
E pranofsh' çdo vepër tonën,
të sinqertë,, për hirin Tënd,
Ramazan pas Ramazani dhe në amshim,
qofshim përherë nën kujdesin Tënd,
O Allah, o Er Rrahman, o Er Rrahim!
Amin!_ Amin!_ Amin
…..
Ajete nga Kurani fisnik, si ilustrim per tematiken:
"Ka shpetuar ai qe eshte pastruar, qe e perkujton madherine e Zotit te vet dhe falet." Sure Ala,Kuran.
"Dhe jeta e ardhshme do te jete shume me e mire,se ajo me pare." Sure Duha, Kuran.
“Ata qe e lexojne librin e Allahut, e falin namazin dhe nga begatite,qe Ne u kemi dhene japin fshehurazi e haptazi, ata e shpresojne nje fitim,qe kurre nuk u humbet.”Sure Fatir,Kuran
Qe Ai,Allahu, do t'ua plotesoje shperblimin e tyre,edhe do t'u shtoje nga miresia e Tij,vertet, Ai eshte mekatfales dhe shume mirenjohes. Sure Fatir, Kuran,
"Dhe Zoti Yt do te jap,sa te kenaqesh." Sure Duha.
Allahu i Madhërishëm, në Kuranin Famëlartë thotë:
“Muaji Ramazan është ai, në të cilin ka zbritur Kurani“. [Kurani Famëlartë 2:186]
„O besimtarë! Ju është caktuar që të agjëroni… (Agjërim duhet mbajtur) një numër të caktuar ditësh.“
-sure 2, vargu 183-184
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompenzim, ushqim (ditor), i një të varfëri ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aqë më mirë për te. Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju.”(El Bekare, 183-184) Ajete te plota,per agjerimin.
“Ditët e caktuara” që i përmend Kur’ani, janë muaji i Ramazanit, në të cilin filloi shpallja e Kur’anit, si udhërrëfyes për njerëzinë dhe si dëshmi e qartë që shpie në rrugën e drejtë dhe që e ndanë të vërtetën nga e pavërteta.