Ajete nga Sure Hashr
Kurani i shenjtë
Ajete nga Surja Hashr(18-24),ne te cilat deshmohet madheshtia e Allahut, meshira e Ti e madhe, ne terheqjen e vemendjes, dhe perkujtimit qortues, ndaj njerezve, per te mos harruar Allahun dhe porosite e Tij, ne Kuranin e madherishem, qe te mos jene prej te deshtuarve, zemer prishurve, por perhere ne rrugen e drejte, plot begati hyjnore, ne te cilen gjendet dhe shijohet ndihma e forte e Allahut ndaj krijesave te Tij, por edhe atributet dhe cilesiste e Krijuesit te gjithesise, prej te Cilit buron cdo sukses, cdo miresi,cdo mbaresi.
Bismilahi Rrahmani Rrahim!
O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!
19 E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.
20 Nuk janë të barabartë ata të xhennetit dhe ata të xhehennemit. Banuesit e xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit.
21 Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
22 Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
23 Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
24 Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!