Thenie nga i Derguari i Allahut (a.s)mbi Ziline...
Është transmetuar se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “ Shmangni zilinë, pasi zilia i përpin veprat e mira ashtu siç zjarri përpin lëndën djegëse.”
– Zilia është një gjë e keqe, që dëmton atë që e ndjen përpara se t’u bëjë keq të tjerëve,atyre qe i ka zili.
Rreth Zilise dhe poseduesve…
Zilia është një e keqe e madhe dhe një sëmundje vrastare. Kur depërton në zemër e prish dhe i shkakton dëme e pasoja të shumta. Allahu na ka urdhëruar që të kërkojmë mbrojtje tek Ai prej sherrit të këtij vese të keq, dhe njerezve qe e posedojne “…dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë!” Felek 5. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos keni zili ndaj njëri-tjetrit.” Dhe: “Kini kujdes dhe ruanu prej zilisë.”
Ziliqari është armik i dhuntive të Allahut (që ia ka dhënë robërve të Tij). Ai nuk ndihet rehat e nuk gjen qetësi, ka mendime të trazuara e shqetësime dhe nuk i largohen derisa të shohë se i janë larguar dhuntitë e mirësitë atij që e ka zili. Dijetarët kanë thënë: “Ziliqari është sikurse gjarpri i mbushur me helm. Ai nuk ndihet i qetë derisa ta nxjerrë helmin jashtë.” Ai është armik i mirësive të Allahut mbi njerëzit (ky është përshkrimi më i rëndë që i është bërë ziliqarit) sepse ai nuk është i kënaqur dhe nuk e pranon atë që Allahu e ka caktuar dhe ndarë për robërit e Tij, nuk i është i kënaqur me urtësinë e Tij dhe me drejtimin e rregullimin që ia bën universit dhe krijesave në këtë univers. Allahu vepron me urtësi të përkryer dhe rregullim e drejtim të përsosur. Çdo mirësi e dhunti që ua jep njerëzve, këtë e bën duke u bazuar në këtë urtësi të Tij.
Ai që nuk i pranon të mirat e Allahut mbi njerëzit, ai është vërtetë armik i këtyre të mirave, dhe për këtë arsye zemra e tij mbushet me urrejtje, pakënaqësi, keqdashësi e ligësi, ai dëshiron që ato t’iu largohen atyre. Pastaj kjo urrejtje e armiqësi e shtyn atë të jetë i padrejtë duke iu shkaktuar dëme të ndryshme dhe të bëjë mëkate. Kështu ziliqari së pari e dëmton veten e tij. Dijetarët kanë thënë: “Zilia është sikurse zjarri. Nëse zjarri nuk gjen çfarë të djegë, atëherë e djegë vetveten.”
Prej pasojave të zilisë është se ajo ia djeg ziliqarit veprat e mira (apo një pjesë të madhe të tyre), “siç i djeg zjarri drutë e thatë” (hadith); kështu ato mund t’i shkatërrohen e të mos përfitojë prej tyre. Ziliqari, duke u preokupuar me zilinë e tij, harron të jetë mirënjohës e falënderues ndaj Allahut për të mirat e shumta që ka dhe angazhohet me të tjerët (me të mirat që Allahu ua ka dhënë atyre). Çdo njeri posedon të mira të shumta që nuk mund t’i llogarisë.
/udhezimi/
“Vallë, a i kanë zili njerëzit për mirësitë që Allahu u ka dhënë atyre?!” (En-Nisa: 54),Kuran
"Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej Allahut,…"
(En-Nahl: 53),Kuran
Festa e Bajramit, qellimi....
Dyzete(40 )keshilla per familjen myslimane.
Bekimet e mëdha të Sures Er Rrahman