Kërko

https://luleshameti.com

Ezani,-Thirrja me e bukur..!.

Sa Thirrje  e bukur,

Thirrja me e perkore,

 

Kur thirret Ezani,

Sa çast madheshtor.

 

Sa çast i madherishem,

sa cast i madh,sublim,

Mbushur drithërima,

Mbushur me gëzim,

 

Se e fton njeriun,

 nevojtar,

Njeriun largpames,

E fton Ne adhurim,

ndaj Zotit te Arshit,

te Vetmit,

te Vertetit,

qe meriton cdo lavderim,

 

Permes adhurimit,

te El Xhebbarit,

mundeson shpetim.

 

Namazin(lutjen ,) ta kryej,

Per hir të Allahut,

te gjeje qetesine,

dhe cdo furnizim,

 prej Zotit te Arshit,

dhe prej Err Rrezakut

te mbushet plot lumturim,

zemra adhuruese,

te gjeje qetesim,

prej Krijuesit të vet,

Krijuesin  e lavdishëm,

Zoterues mbi cdo pushtet.

 

Nga thellësitë e zemrës,

ta levdoje e lartesoje,

mbushur plot me bindje,

dhe plot dashuri,

mirenjohje e droje,

 

Dhe me frikë respekt,

qe El Kuddusi ta doje,

Vetëm Atë ta adhurojë,

Qe ndihmen e Allahut,

Ne çdo çast të jetës, 

Vertet ta shijoje.

 

Veten dhe familjen,

Dhe Me shume ta doje,

Dhe më shumë ta mbrojë,

Nga te keqijat e kesaj bote,

Dhe nga zjarri i xhehenemit,

Te mundet t'i shpetoje.

 

Eja ne namaz,

Eja ne shpetim,

Therret nga minaret e çdo xhamie,

Nga shtëpitë e ndershme të Allahut,

Secili muezin.

 

Thirrja me e bukur,

Qe zemrat e ndjeshme,

Gjallerinë në të e Gjejne,

Te verteten e lumtur,

zbritur prej Zotit te Arshit,

mbi qiejt e gjere,

 

per cdo shpirt njerezor,

i uritur,

 dhe i etur,

I etur per shpetim,

Permes lidhjes se fortë,

me Allahun e madherishem,

te munden ta gjejne,

paqen dhe qetesine,

besimin e vertete,,

si dhurata me e madhe,

qe fatin e prin,

dhe behet shpetim,

Ne këte botë te trazuar,

por dhe ne amshim,

 

Se pa adhuruar Allahun,

Krijuesin e vertete,

qe dhuron lumturine,

ne kete bote dhe ne ahiret,

 

Pa i deshmuar 

Njëshmërinë,

edhe madheshtine,

pa falur namaz, vetem per hir te Tij,

s'mund të gjejne rehat,

s'munden te kenë shpetim,

 

S'ka si te kete Rrahmani,

s'ka si te kete Rrahmet,

Pa ju bindur Allahut,

por vetem me bindje,

Si ç'beri çdo profet,,

 

si veproi cdo sahab,

dhe cdo besimtar i drejte,

 

S'mund te kete lumturi,

te perkohshme,

dhe as te perjetshme,

pa ju bindur Allahut te madheruar,

pa ju bindur profetit, alejhi selam,

Mirësisë për çdo krijesë,

Kuranit te shenjte, 

edhe te bekuar,

edhe  sunetit,

Pranveres se zemrave,

Qe te mbron prej çdo të keqeje,

Të mbron prej rremetit.

 

Eja në namaz, eja në shpëtim,

Se Allahu është më i madhi,

 krijoi dhe njerinë,

Me të dhe urtësinë,

Jo vetëm per këtë botë,

Por dhe pêr botën e ardhshme,

Ku do japim llogarine,

Në ditën e madhe,

Për mbare njerëzinë.

…………

ilustrim me ajete nga Kurani i famshem dhe i bekuar:

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

''Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.'',Sure Dharijate,ajeti 56

‘’Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.'' 

Sure Insan,ajeti 25

 


Thuaj: "Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni". 

Sure Maide,ajeti 100.

 

‘’O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.'' Sure xhumua,ajeti 9

 

 

‘’E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.'' Sure Xhumua,ajeti 10

 

‘’Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç'punoni ju. ‘’

Sure Ankebute,ajeti 45



Cilat janë mësimet e ajetit 6 të Tahrim?

 

Kurani 66:6 (Sureja At-Tahrim) i udhëzon besimtarët të mbrojnë veten dhe familjet e tyre nga Zjarri i Xhehenemit, duke theksuar se lënda djegëse e tij do të jenë njerëzit dhe gurët, dhe se ai do të ruhet nga engjëj të ashpër dhe të fuqishëm . Ajeti thekson se këta engjëj i binden urdhrave të Allahut pa dështuar.
 

Cili është ajeti 6 i Tahrim-it?

“”O ju që besuat! Ruani veten dhe familjet tuaja nga një Zjarr (Ferr) lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, mbi të cilin janë caktuar engjëj të ashpër, të cilët nuk i kundërshtojnë urdhrat që marrin nga Allahu, por punojnë atë që u urdhërohet."

 

‘’Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.''Sure Ali Imran,ajeti 103, Kuran