Kërko

https://luleshameti.com

Zgjimi...!

Zgjimi...!

مَا شَاءَ اللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ

"Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah" - (All-llahu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij).”

Ajet i sures Kehf, Kur'an.

 

Dit' e bukur vjen prap e qeshur,

gazi dritës ndrit në shpirt,

kur agimi shpërvesh llërët,

i thërret errësirës :-ik!

Çelet ditë e bukur çelet,

porsi çelën tërë petalet,

mjalti ëmbël i shpresës mbetet,

brenda zemrës, si këngë e madhe.

Këngë e bukur rrjedh si krua,

porsi ujë i kulluar,

vjen sërish jo vetëm çasti,

por gjithë jeta e gëzuar.

Teksa flladi pëshpërin,

plot ëmbëlsi përbrenda trupit,

teksa dielli rrezet ndrin,

shfaqet çasti shpresës purpurt.

Të rrethon si shall najloni,

ky gëzim i papritur,i ëndërruar,

tek djersët e lëngatës gjatë hedh tek honi,

bredh shpirt e mendje gëzuar,

si shpend mbi qiellin e ndritur.

Sa shumë të kisha pritur ty,

ty jetë e purpurt, e bekuar,

po  m'u desh nj' agim  i  ri,

t'u  thoshja  tutje  ditëve të  munduara.

Erdh’ sërish ky çast i bukur,

këngë e gëzuar çeli shpirtit,

mbeti mjalti mallit mbeti,

si vesë e freskët trëndafili.

Shetis mes lulesh me aromë,

mes lulesh kopshteve shumëngjyrëshe,

nëpër jetën si një zonjë,

kaltersinë përzemër ke, 
edhe e kishe.

Fluturoj mbi re te bardha,

shëtis nëpër kopshte pranverore,

dhe nëpër pllaja të gjelbra, të buta, si pupëlore,

jo, s'është ëndërr, kjo është jeta e premtuar,

prej Allahut, Hyut tonë  të  adhuruar,

i lavdishëm, i lartësuar,
beh mendje e zemër, e gëzuar,
ku rishtas ndrin, i plot rilind,
buzagaz, ky çast, nga jeta e bekuar.

Pu, pu, pu,
ç'ka ardh përjashta dhe përbrenda ngrohtësisë,
tërë  qënësisë së njerëzishmërisë, të së tashmes, ardhmërisë,
një  fresk i butë e i praruar, ç'aromë  dehëse trëndafili,
që nga Meka e bekuar...!

Për umetin e Muhamedit(alejhi selam),

Për njerëzinë, që do paqen, do  Es Selam,

Ç'aromë e shije, e ëmbël prej El Kahharit,

Prej madhështisë së Er Rrahmanit,

El Gaffar-it, El Xhebbar-it.

 
Kjo  dritë  hyjnore  e  kulluar,

si  diamanti, që shkëlqen,
të  gjithë  botën  e  ka ndriçuar,

ëmbëlsuar edhe zgjuar,

Fresk i butë e i praruar,

Për gjithë botën njerëzore,

Që nga Meka e bekuar,

në Istanbul dallgëzuar,

E gjithë bota mrekulluar!

MA SHAA ALL-LLAH !

Ilustrim me ajete nga Kurani fisnik:

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla, (Kur'ani),

edhe shërimi i asaj, që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra),

edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.”

Sure Junus, ajeti 57, Kur'an.

“Dhe se në librin amzë(Lehvi Mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është

plot urtësi.” Sure Zuhruf, ajeti 4, Kur'an.

Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen,

Se është shumë më e dobishme, se ajo që grumbullojnë ata.”

Sure Junus, ajeti 58, Kur’an.

 

“E besimtarëve jepu sihariq, se prej All-llahut kanë dhunti të madhe.”

Sure Ahzab, ajeti, 47, Kur'an.

“Tërhiqua vërejtjen njerëzve, kurse ata që besuan, gëzoi, se me të vërtetë kanë pozitë të lartë te Zoti i tyre.” Sure Junus, ajeti 2, Kur'an.

 

 

 

 

 

E  vërteta...!

Dera e Dijes,  rishmas  u hap,

për  çdo njeri  kureshtar  e të  etur,

Me  emrin  e  Zotit  tënd,-Lexo!

Të  Vërtetën  Hyjnore,  që  të  dhuron  shpëtim,

Eshte e sigurt,  se,  keni për ta gjetur.

Me  emrin  e  Zotit, -Lexoni !

-Të  dalloni të  Vërtetën  nga  e  gënjeshtra!

MA SHAA ALL-LLAH !

...........................................................

Ilustrim  me ajete  Kuranore:

‘’Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). 

Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).” 

“Lexo! Se Zoti yt është më bujari!”

“Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.” 

Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.’’

 Ajete nga Surja Alak, Kur'an.

 

‘’ I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur'anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, më shto dituri !" Surja Ta Ha, ajeti 114, Kuran