Kërko

https://luleshameti.com

Vreshti i shpirtit....!

Shpirti gulshon….

Shpesh shpirti njerezor gulshon,

llave e trazuar brengash,

si det i nervozuar,

me dallge pa fund…

Po, ka edhe shpirti qiell te hapur,

dhe shpirti ka dite nete,

ku prehet i qete.

Shpesh shpirti njerezor ndihet,

si toke e thare,

plasur nga paujesia,

i enjtur , si barku i nje tullumbaceje,

atehere kur endrrat jane trazuar,

perzhitur,

dhe mrekulluar,

Nga shpirti nis fluturim

pellumba…,

fluturim nis tufa manushaqesh,

Nga shpirti nisen

kenget e lindjes,

dhimbjes, frymezimit,,

kenget e djajve,

mbillen e pillen ne shpirt,

fare e eger e njerezimit.

Aty nisin mollet te kalben,

ne vreshtin e shpirtit,

dhe faji Eves(Havas, 

dhe i Adamit(Ademit(,

bijve dhe bijave te Ademit,

aty rinis….

Kenget e shpirtit te pafundme ,

plot rrudha dhe plot gjalleri,

po kur horizontet ngrysen e gdhihen,

me ibadete, me cipe purpuri,

aty syte e zemres gdhihen te zbukuruar,

me veskun e lumturise.

Vreshti i shpirtit,

krijese dhe dhurate e Krijuesit te gjithesise.

 

……………

Ilustrim me ajete nga Kurani famshem;

‘’Vetëm të All-llahut janë gjithçka ka në qiej dhe ç'ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t'ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe e dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.'' Kuran, Sure Bekare,ajeti 284

 

‘’E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, …" Kuran, Surja hixhr,ajeti 29